Politike

Fondet e IPARD të bllokuara nga BE pas dyshimeve për korrupsion! Marta Kos: Shqipëria duhet të ndryshojë kulturën politike

Në një intervistë për DW, Kos u shpreh se fondet e BE-së janë para të taksapaguesve evropianë dhe përdorimi i tyre kërkon standarde të larta transparence dhe llogaridhënieje.

18 Nëntor 2025, 21:01 Nga M.L
Fondet e IPARD të bllokuara nga BE pas dyshimeve për korrupsion! Marta
Marta Kos

BRUKSELKomisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka komentuar çështjen e fondeve IPARD të bllokuara për Shqipërinë, duke theksuar se vendi ka nevojë për një ndryshim të thellë të kulturës politike. Në një intervistë për DW, Kos u shpreh se fondet e BE-së janë para të taksapaguesve evropianë dhe përdorimi i tyre kërkon standarde të larta transparence dhe llogaridhënieje.

Kos vuri në dukje se hetimet e SPAK, përfshirë rastet e fundit të zbuluara, tregojnë se institucionet kundër korrupsionit po funksionojnë, dhe se kjo është pjesë e progresit të bërë në procesin e pranimit në BE. Sipas saj, lufta kundër korrupsionit është pjesë e kapitujve themelorë, ku Bashkimi Evropian investon më shumë përpjekje dhe asistencë, por njëkohësisht kërkon që vendet kandidate të ndërmarrin reforma të thella.

“Po jam e sigurt por duhet të jemi të kujdesshëm. Ka shumë arsye për këtë. Së pari janë paratë e taksapaguesve Europianë. Dhe unë jam përgjegjëse për taksapaguesit e BE-së. Disa raste në Shqipëri kanë treguar se SPAK po punon dhe nëse shohim se rastet janë zbuluar.

Tregon se ne kemi bërë punë të mirë në procesin e pranimit. Lufta kundër korrupsionit është në grupin e të ashtuquajturave ‘Themelore’. Do të thotë se kjo është me të vërtetë fusha ku ne bëjmë shumë përpjekje për të ndihmuar vendet kandidate. Nga ana tjetër ato duhet të bëjnë shumë reforma.

Për shembull në Shqipëri është kryer verifikimi i gjyqtarëve. Nuk është vërtet e lehtë. SPAK po jep rezultate. Por kjo nuk është e mjaftueshëm ka të bëjë me ndryshimin e politikës. Një vend mund të ketë ligjet më të mira të mundshme kundër korrupsionit. Por nëse korrupsioni pranohet gjerësisht nga njerëzit, atëherë nuk kemi bërë mjaftueshëm. Pra kjo është pika kryesore e veprimit, është e rëndësishme për ne. Por gjithashtu është diçka ku ne jemi vërtet të rreptë”, tha ajo./ Dosja.al

marta kos fondet e ipard

Sondazh

Poll