Aktualitet

Vdekja e shqiptarit në Francë/ Ministria e Jashtme: Jemi të angazhuar për kthimin e shpejtë të trupit në atdhe, kemi kër

10 Shkurt 2020, 14:37 Nga DOSJA
Vdekja e shqiptarit në Francë/ Ministria e Jashtme: Jemi të

TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar, lidhur me vdekjne e shqiptarit, Mentor Rexha në Francë. Në një deklaratë për mediet, bëhet me dije se MEPJ ka kërkuar informacion nga autoritetet e policisë franceze, të cilat kanë sqaruar se Rexha është vetëvrarë në ambientet e burgut francez të qytetit Lorient gjatë natës së 31 janarit 2020. Ndërkohë, familjarët e të riut kanë ngritur akuza se djali është vrarë në burg.

Njoftimi i MEPJ: 

Për këtë ngjarje, Ambasada shqiptare në Francë është njoftuar nga të afërmit e të ndjerit ditën e diel, datë 2 shkurt 2020, dhe që nga ajo ditë e në vazhdim, shërbimi konsullor i Ambasadës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e tij, për të mundësuar vendosjen e kontakteve me qendrën penitenciare të Lorient, si dhe për të lehtësuar udhëtimin e njërit prej familjarëve të tij nga Italia në Francë.

Ambasada shqiptare në Francë njofton se, që nga momenti i njohjes me ngjarjen, ka përcjellë nga afër çdo praktikë ligjore dhe ka qëndruar në kontakte të pandërprera me familjarët e shtetasit shqiptar, Mentor Rexha.

Ditën e shtunë, datë 8 shkurt 2020, të afërmit mundën të vizitojnë trupin e të ndjerit. Gjatë kontaktit me Ambasadën shqiptare, ata shprehën dyshime lidhur me shkaqet e vdekjes së tij.

Bazuar në këto pretendime, Ambasada shqiptare në Francë ka kërkuar informacion suplementar nga autoritetet franceze mbi ngjarjen dhe ka sugjeruar që paralelisht familja e të ndjerit të kontaktojë një avokat për ndjekjen e çështjes nga ana ligjore.

Ambasada është në pritje të një informacioni zyrtar më të detajuar nga ana e autoriteteve policore dhe gjyqësore franceze, në lidhje me të gjitha pretendimet dhe dyshimet e ngritura nga të afërmit e shtetasit Mentor Rexha.

Në lidhje me procedurat e kthimit të trupit të shtetasit Mentor Rexha në Shqipëri, Ambasada i ka informuar familjarët sipas legjislacionit në fuqi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe Ambasada shqiptare në Francë mbeten të angazhuara për zbardhjen e ngjarjes me autoritetet franceze dhe kthimin e shpejtë të trupit të të ndjerit në atdhe.

Pak ditë më parë në një burg në Francë ka vdekur një shqiptar, Mentor Rexha. Lajmi në mediat shqiptare është bërë publik nga motra e tij, Suela Rexha e cila ka hedhur akuza kundër autoriteve në Francë, pasi sipas saj Mentori nuk ka vrarë veten por e kanë dhunuar dhe vrarë. Për ngjarjen ka folur dhe ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, i cili ka thënë se nuk kanë fuqi për të sjellë trupin e viktimës në Shqipëri.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mentor rexha ministria e jashtme vdes shqiptari ne burgun e frances mentor rexha ministria e jashtme vdes shqiptari ne burgun e frances

Sondazh

Poll