Politike

“Venecia” takon Vasilika Hysin, Kuvendi zbardh takimin: Delegacioni shprehu interes për qëllimet e ligjit

10 Shkurt 2020, 13:58 Nga DOSJA
“Venecia” takon Vasilika Hysin, Kuvendi zbardh takimin: Delegacioni

TIRANË- Zyra e shtypit të Kuvendit ka zbardhur takimin e nënkryetares Vasilika Hysi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias. Një një njoftim për mediat, Kuvendi ka bërë me dije gjatë takimit se anëtarët e delegacionit shprehën interes për të njohur qëllimet e ligjit, nevojat për miratimin e tij si dhe u diskutua mbi problematikat e hasura në praktikë.

Zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Vasilika Hysi, priti sot në takim një delegacion nga Komisioni i Venecias, i përbërë nga znj. Herdis KJERULF THORGEIRSDOTTIR, anëtare e Komisionit të Venecias për Islandën, z. Michael FRENDO, anëtar i Komisionit të Venecias për Maltën, si dhe ekspertë të Komisionit. Delegacioni ndodhet në Shqipëri për të përgatitur një opinion për ligjin për mediat elektronike dhe shërbimet e medias në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë takimit, anëtarët e delegacionit shprehen interes për të njohur qëllimet e ligjit, nevojat për miratimin e tij si dhe u diskutua mbi problematikat e hasura në praktikë. Delegacioni nga Komisioni i Venecias po zhvillon vizitë dy-ditore në Tiranë dhe opinioni i tyre pritet të miratohet në Sesionin e 122 Plenar të Komisionit të Venecias që do të mbahet me 20 – 21 mars 2020”, njofton Kuvendi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni i venecias në tiranë miratohet paketa anti-shpifje vasilika hysi venecia ne tirane komisioni i venecias në tiranë miratohet paketa anti-shpifje vasilika hysi venecia ne tirane

Sondazh

Poll