Politike

Albin Kurti për herë të parë në Shqipëri si kryeministër, që në mëngjes takon Ramën, nuk e harron as opozitën (AXHEN

10 Shkurt 2020, 09:39 Nga DOSJA
Albin Kurti për herë të parë në Shqipëri si

TIRANË– Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë sot vizitën e tij të parë në Shqipëri. Fillimisht Kurti do të takojë homologun e tij, Edi Rama me të cilin do të konsumojë një mëngjes pune dhe më pas do të mbajnë një konferencë për shtyp. 

Më pas, kreu i qeverisë së re së Kosovës do të takojë kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, presidentin Ilir Meta dhe kryebashkiakun Erion Veliaj. Në axhendën e tij, Kurti do të takojë edhe kryedemokratin Lulzim Basha dhe jo më vonë se pas orës 1, ai do të niset sërish për Kosovë. 

AXHENDA E PLOTË

Ora 09: 00 Ceremonia e mirëseardhjes: (Pallati i Brigadave – media e pranishme). Në mbërritje, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Luhen himnet e Kosovës dhe Shqipërisë nga Banda Frymore e Forcave të Armatosura. Inspektimi trupave nga të dy Kryeministrat. Prezantimi i delegacioneve. Shtrëngim duarsh dhe foto tek holli i Pallatit të Brigadave, pranë flamujve (media e pranishme).

Ora 09: 05-09:25 Takim kokë më kokë mes dy Kryeministrave. 09: 25-10: 10 Mëngjes pune mes dy delegacioneve. Formati: 1+…. Vendi: Salla e bibliotekës. 10:10-10:40 Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të Kosovës. Albin Kurti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. 10:40 Nisja e delegacionit për në Kryesinë e Kuvendit.

10:45-11:15 Takim me Gramoz Ruçin, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë Formati: 1+….. Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit. 11:15 Nisja e delegacionit për në Presidencë 11:20-11:50 Takim me Ilir Meta, President i Rublikës së Shqipërisë Formati: 1+….. Vendi: Presidencë – Salla Skënderbe.  11:50 Nisja e delegacionit për në Bashkinë e Tiranës

11:55-12:15 Takim me Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ceremonia e dhënies së Çelësit të Tiranës Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti Formati: 1+….. Vendi: Zyra e Kryetarit të Bashkisë 12:15 Nisja drejt selisë së Kryesisë së Partisë Demokratike. 12:20-12:40 Takim me z. Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike. Formati: 1+….. Vendi: Zyra e Kryetarit të PD. 12:40 Nisja drejt PKK Morinë.

(K.M. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti albin kurti dhe edi rama edi rama albin kurti albin kurti dhe edi rama edi rama

Sondazh

Poll