Politike

Soreca prezanton metodologjinë e re rë hapjen së negociatave: Të krijojmë besim me vendet e Ballkanit Perëndimor

10 Shkurt 2020, 12:15 Nga DOSJA
Soreca prezanton metodologjinë e re rë hapjen së negociatave:

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka prezantuar sot metodologjinë e re të çeljeve të negociatave. Në një konferencë për mediat, Soreca ka bërë me dije se BE duhet të vijojë përpjekjet për të bërë procesin sa më të parashikueshëm.

Më tej në fjalën e tij, diplomati tha se ekspertët e shteteve anëtare do jenë pjesë e të gjitha ekipeve që do vijnë të bëjnë vlerësimin, së bashku me zyrtarët e BE. “Shtetet anëtare do kenë mundësi të ndjejnë pronësi mbi ato rezultate që do nxjerrin vetë zyrtarët e tyre”, tha Soreca.

PJESË NGA DEKLARATA

Javën e shkuar KE miratoi metodologji e re dhe do shpjegoj çfarë do te thotë kjo metodologji e re. Të gjithë ne e dimë që Samiti i KE nuk solli çeljen e negociatave, siç kishim shprehur të gjithë. Në veçanti kjo është arsyeja që KE është përpjekur të gjejë pse ka ndodhur kjo dhe të shohë se si procesi të jetë më i parashikueshëm. Ne duam të krijojmë besimin e fortë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë dhe BE.

Një element tjetër i rëndësishëm është se BE do i përfshijë më shumë shtetet anëtare lidhur me ecurinë. Ekspertët e shteteve anëtare do jenë pjesë e të gjitha ekipeve që do vijnë të bëjnë vlerësimin, së bashku me zyrtarët e BE. Shtetet anëtare do kenë mundësi të ndjejnë pronësi mbi ato rezultate që do nxjerrin vetë zyrtarët e tyre. Do të sqarojmë qartë kushtet, që të mos ketë vagullësi me mënyrën se si do të gjykohet një shtet kandidat. Ne do të shkojmë me hollësi kriteret dhe kushte. Grupime të kapitujve të ndryshme, 6  kapituj  me 35 fusha të ndryshme. Puna do jetë më dinamike. Për negociatat, puna më pas do jetë më gjithëpërfshirëse dhe nuk do jetë e ndarë në 9 fusha që s’ka lidhje me njëra- tjetrën.

Komisioni Evropian ka miratuar pak ditë më parë një propozim për të çuar përpara procesin e pranimit në BE, duke e bërë atë më të besueshëm, me një drejtues më të fortë politik, më dinamik dhe të parashikueshëm. Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, pas diskutimeve të brendshme komentoi vendimin dhe tha se ‘zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor është një përparësi kryesore për Komisionin’. Metodoligjia e re mbështet në tre shtylla kryesore, një drejtues të fortë politik, një proces dinamik dhe proces më të parashikueshëm.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca metodologjia e re e be-së metodologjia e re e zgjerimit luigi soreca metodologjia e re e be-së metodologjia e re e zgjerimit

Sondazh

Poll