Politike

Balla flet për Shengenin e Ballkanit: Është diskutuar që në vitin 2003 në Samitin e Selanikut, vendet e rajonit po e sulmo

10 Shkurt 2020, 12:56 Nga DOSJA
Balla flet për Shengenin e Ballkanit: Është diskutuar që

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga mbledhja e Komisionit për Integrimin Europian ka folur për Shengenin Ballkanik. Në fjalën e tij numri dy i PS, është shprehur se Shengeni Ballkanik është paradhomë e atij Europian dhe diskutimet kanë nisur që në vitin 2003 në Samitin e Selanikut.

Sa i përket Rajonit, ku ngrihen lart veshët e atyre që janë munduar të sulmojnë Shengenin Ballkanik në kushtet që vendet e Ballkanit Perëndimor janë të gjashta vende në proces integrimi dhe anëtarësimi për në BE. Shengeni Ballkanik është paradhomë e Shengenit Europian. Nuk kemi arritur ende, por që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE dhe është garantuar që në vitin 2003 në Selanik. Që atëhere është diskutuar për Shengen Rajonal. Shembulli i Shqipërisë do të ndiqet nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Të shpresojmë që të ndjekim një politikë eksponenciale për turizmin”, u shpreh numri 2 i PS.

Në këtë komision po diskutohej ligji për të huajtë dhe për Ballën këto ndryshime janë, pasi konsiston me lehtësimin dhe përmirësimin e pajisjes me leje vize dhe pune për të huajt. “Kostoja e punës së një punëtori shqiptar është hsumë më e lirë se çdo i huaj. Duhet të kuptojmë se nëse do të përmbushen kërkesat e nevojës për punëtorë në tregun shqiptar, nuk do të vijë askush. Për të sjellë një punëtor duhet të paguash ushqimin, strehimin, rrogën etj. Nëse shkojmë si Komision në një kantier ndërtimi është e vështirë të gjesh punëtorë të kualifikuar për specialitete si hekurthyesit, kemi furnizuar vendet e tjera dhe kemi krijuar defiçiti. Tregu jonë as bëhet fjalë që kanë koston më të ulët. Shkon 50% më pak se atë që do të marrësh nga jashtë”, u shpreh më tej Balla.

Por nga ana tjetër Rudina Hajdari ka dyshime për ndryshimet në punësimin e të huajve pasi ka thënë se në Shqipëri ka një problem shumë të madh me papunësinë. “Argumenti që Shqipëria ka një kosto më të ulët të punëtorëve nuk qëndron, dhe kjo më bën të dyshoj mbi këtë projektligj. Ne kemi një problem shumë të madh me papunësinë”, replikoi Hajdari.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ligji per te huajte mini shengen ballkanik nisma e minishengen taulant balla ligji per te huajte mini shengen ballkanik nisma e minishengen taulant balla

Sondazh

Poll