Politike

VD/ Nënkryetari i PD akuza Ramës: Je i pabesueshëm, anti-KÇK-ja është hipokrizi. Ke mbrojtur kriminelët nga dekriminalizi

10 Shkurt 2020, 11:35 Nga DOSJA
VD/ Nënkryetari i PD akuza Ramës: Je i pabesueshëm,

TIRANË- Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, ka hedhur akuza kundër Kryeministrit Edi Rama. Me anë të një video-je të publikuar në Facebook, Spaho shkruan se Rama i bëri trafikantët e drogës e vrasësit deputetë e kryetarë bashkie.

Më tej ish-deputeti shkruan se Rama është hipokrit me të ashtuquajturin ligj anti-KÇK, pasi sipas tij Kryeministri ka mbrojtur kriminelët nga ligji i dekriminalizimit dhe ka mohuar mbledhjen e kanabisit në Shqipëri.

“Edi Rama i bëri trafikantët e drogës, vrasësit, përdhunuesit, deputetë, kryebashkiakë, drejtorë të rëndësishëm në qeverisjen e vet të kriminalizuar. Është kaq hipokrit me të ashtuquajturin ligj antiKÇK, saç ishte dje, kur mbronte kriminelët e tij nga ligji i dekriminalizimit dhe kur mohonte se më Shqipëri nuk mbillej kanabis.

Edi Rama është i pabesueshëm dhe i dështuar në luftën kundër krimit dhe pasurive të tij. Është ai që u ka dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi,  që vazhdon t’u japë bosëve të krimit dhe familjarëve të tyre tendera publikë dhe koncesione, duke u dhënë mundësi të pastrojnë paratë e pista. Vetëm largimi i Edi Ramës është garanci për një luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar! #shqiptaretduanndryshim”, shkruan Spaho.

Partia Demokratike prej disa ditësh që pas miratimit të paketës anti-KÇK ka nisur akuza kundër Ramës, duke thënë se ky akt normativ është një hipokrizi. Sipas PD-së Rama nuk lufton krimin, pasi është vetë pjesë e tij.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anti kçk’ nis punën në 7 qytete edi rama edmond spaho rama prezanton anti kçk anti kçk’ nis punën në 7 qytete edi rama edmond spaho rama prezanton anti kçk

Sondazh

Poll