Politike

Kryesia e PS, Balla: Po ristrukturohet partia, shumë shpejt Shkodra me drejtues të ri politik, Meta të zgjohet dhe të caktoj

10 Shkurt 2020, 08:47 Nga DOSJA
Kryesia e PS, Balla: Po ristrukturohet partia, shumë shpejt Shkodra me

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes së Kryesisë së PS, ka folur për mediat ku ka treguar detaje nga çfarë është diskutuar. Në një reagim Balla u shpreh se po punohet për rikonstruktimin e partisë, ku do pësojë ndryshime dhe Kodi Zgjedhor i PS, për të qenë gati për zgjedhjet e ardhshme. 

Po ashtu ai pati një mësazh dhe për Presidentin, Ilir Meta, të cilit i tha të zgjohet dhe të respektojë Kushtetutën për zgjedhjet në qarqet pa kryebashkiakë. “Unë kam bërë një raportim për Shkodrën dhe shumë shpejt do të kemi një kryetar të degës”, shtoi më tej numri 2 i PS.

REAGIMI I BALLËS

Po punojmë për rikonstruktimin e partisë. Kemi përqafuar idenë e bashkëdrejtimit mes grave dhe burrave për të garantuar një përfaqësim të barabartë. Jemi në fazën që paraprin kongresin. Asambleja e re do të zgjidhet nga kongresi. Më pas nga Asambleja do të zgjidhet kryesia e re. PS është një parti shumë demokratike dhe ka rregulla që garantojnë një organizim që e ka bërë partinë të jetë fituese. Në kongresin e partisë do miratojmë një axhendë të aktivitetit politik të PS, biem të gjithë dakort që gjithmonë në këto 29 vite kongreset e PS kanë qenë momente të rëndësishme në jetën politike të vendit. Në axhendën politike do ketë një lloj ndryshimi se nuk përmbyllet në 31 dhjetor 2020 por në 30 qershor të vitit 2021 afat në të cilin planifikojmë edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, kështu që unë do bie rehat për këtë pyetje për 13 muaj. Meta të zgjohet dhe të respektojë Kushtetutën për zgjedhjet në qarqet pa kryebashkiakë. Unë kam bërë një raportim për Shkodrën dhe shumë shpejt do të kemi një kryetar të degës. Pas datës 29 shkurt do të kemi asamblenë e re dhe kryesinë e re të Partisë. Ai do të jetë edhe një moment që edhe në Shkodër të kemi një drejtues të ri politik. 

Partia Socialiste ka mbledhur sot Kryesinë, ku është diskutuar për Kongresin që do mbahet në 29 shkurt. Po ashtu mësohet se dy deputetët, Gjylameti dhe Hyseni janë komanduar që të bëjnë nga e para Kodin Zgjedhor, ku do reflektohen ndyshime dhe në statut. Balla pas mbledhjes tha se është diskutuar dhe për Shkodrën, qark që shumë shpejt sipas tij do ketë drejtuesin e ri politik.

(K.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta kryesia e ps 10 shkurt 2020 taulant balla zgjedhjet e brendshme në ps ilir meta kryesia e ps 10 shkurt 2020 taulant balla zgjedhjet e brendshme në ps

Sondazh

Poll