Politike

Basha komenton vlerësimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë: Korrupsioni është problemi kryesor në Shqipëri

10 Shkurt 2020, 12:44 Nga DOSJA
Basha komenton vlerësimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë:

TIRANË- Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratës së Dhomës Amerikane të Drejtësisë. Në një reagim në mediat sociale, Basha është shprehur se të gjitha gjetjet e Dhomës Amerikane të Drejtësisë janë realiste.

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë. I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin”, u shpreh Basha.

Sipas raportit të publikuar sot Shqipëria renditet e fundit në rajon për nga konkurueshmëria rajonale. Po ashtu dhe më herët raportet e fundit ndërkombëtare vazhdojnë vleresimin negativ dhe me ulje për Shqipërinë, duke vënë në dukje paaftësinë e qeverisë për të krijuar klimën e duhur për të bërë biznes dhe për të hapur vende të reja pune.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dhoma amerikane e tregtise lulzim basha dhoma amerikane e tregtise lulzim basha

Sondazh

Poll