Politike

Rama mbledh kryesinë e PS, diskutime për ndryshimin e statutit të partisë, Balla: Shkodra do ketë drejtues të ri politik

10 Shkurt 2020, 08:33 Nga DOSJA
Rama mbledh kryesinë e PS, diskutime për ndryshimin e statutit të

TIRANË– Kryesia e PS është mbledhur sot për gati një orë dhe është diskutuar ndryshimi i statutit të partisë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se diskutimet, janë drejtuar nga Kryeministri Edi Rama dhe janë fokusuar në zgjedhjet e reja të PS që do mbahen në fund të këtij muaji, ku do mblidhet Kongresi që do përcaktojë dhe anëtarët e rinj të Asamblesë.

Po të njëjtat burime shtojnë se do të jenë dy deputetët, Blerina Gjylameti dhe Alket Hyseni, që do të ribëjnë nga e para statutin e ri të partisë, ku mësohet se do të jetë më pak voluminoz, dhe të gjitha do të reflektohen edhe në Kodin Zgjedhor të PS. Pas mbledhjes së Kryesisë, ishte Sekretari i Përgjithshëm, Tualant Balla, ai që foli për mediat, ku ka treguar detaje se çfarë është diskutuar.

 

Balla tha se në Kongresin që do të mbahet me datë 29 shkurt do të përcaktohet edhe axhenda politike e PS dhe nuk është planifikuar zhvillimi i këtyre zgjedhjeve, duke bërë edhe një batutë që pas kësaj date, do të jetë i qetë që nuk do të pyetet gjithmonë për këtë çështje. Balla deklaroi më tej se po punohet për rikonstruktimin e partisë dhe theksoi se së shpejti do kemi një drejtues të ri politik në Shkodër. Ai e vuri theksin në ristrukturim total të partisë, përfaqësim gjinor të barabartë si dhe theksoi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshshme.

Mbledhja e sotme vjen 19 ditë nga mbajtja e Kongresit të PS ku do të zgjidhen anëtarët e tij. Partia Socialiste prej javësh është futur në një proces të brendshëm zgjodhor, ku nuk kanë munguar dhe problematikat. Në disa degë ka pasur dhe përplasje mes kandidatëve  për kryesirë, ku janë shkëmbyer akzua të ndërsjellta.

(J.V. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kryesia e ps 10 shkurt 2020 rama mbledh kryesinë taulant balla edi rama kryesia e ps 10 shkurt 2020 rama mbledh kryesinë taulant balla

Sondazh

Poll