Politike

Meta thirrje qytetarëve në Luginën e Preshevës: Unifikoni votën tuaj, maksimalizoni fuqinë tuaj

10 Shkurt 2020, 13:03 Nga DOSJA
Meta thirrje qytetarëve në Luginën e Preshevës: Unifikoni

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar për zhvillimet politike në Luginën e Preshevës, ku ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë aty të dalin në votime dhe të unifikojnë votën e tyre. Në një deklaratë për mediat, Meta shkruan se pjesëmarrja në zgjedhje, si ato të përgjithshme, ashtu dhe lokale, është me rëndësi madhore.

Kreu i Shtetit më tej inkurajon të gjitha forcat politike të Luginës së Preshevës dhe të gjithë popullsinë shqiptare kudo ku jeton në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhje, të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme.

DEKLARATA E PLOTË

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka ndjekur dhe ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet në Luginën e Preshevës e në mënyrë të veçantë zhvillimet politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Serbi. Presidenti Meta ka bërë thirrje në vijimësi për zgjidhjen në mënyrë demokratike të të gjitha çështjeve që shqetësojnë popullsinë shqiptare të Luginës dhe të gjithë shqiptarët në Serbi. Në këtë kontekst, pjesëmarrja në zgjedhje, si ato të përgjithshme, ashtu dhe lokale, është me rëndësi madhore.

Presidenti Meta inkurajon të gjitha forcat politike të Luginës së Preshevës dhe të gjithë popullsinë shqiptare kudo ku jeton në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhje, të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme, si në nivel qëndror, ashtu edhe në nivel lokal. Presidenti Meta shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, bashkëpunimi i të gjithë subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi.

Partitë Shqiptarë në Serbi janë bërë bashkë dhe në zgjedhjert e ardhshme do kandidojnë nën një logo. Marrëveshja e tyre është bërë publike nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili tha se tashmë zëri i shqiptarëve do jetë më i lartë në Beograd, pak ditë më parë. Të gjitha partitë presin zgjedhjet dhe lista e tyre për në institucionet lokale dhe qëndrore do jetë e përbashkët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkohet politika shqiptare ne presheve ilir meta lugina e presheves bashkohet politika shqiptare ne presheve ilir meta lugina e presheves

Sondazh

Poll