Politike

Ligji për median audio-vizive, delegacioni i ‘Venecias’ zbarkon në Tiranë

10 Shkurt 2020, 07:50 Nga DOSJA
Ligji për median audio-vizive, delegacioni i ‘Venecias’ zbarkon

TIRANË- Sot në Tiranë ka ardhur delegacioni i Komisionit të Venecias për ligjin e mediave audio-vizie. Delegatët e Komisionit të Venecias do të jenë në Tiranë për tri ditë dhe turin e takimeve e nisën me nënkryetaren e Kuvendit, Vasilika Hysi. Takimi me Hysin është zhvilluar në Kuvend dhe ‘Venecia’ kërkoi detaje për qëllimin e ligjit.

Më vonë, delegacioni do të takohet me grupet parlamentare të maxhoranës dhe të opozitës.  Në agjendë, nga ora 11:35 deri në 12:30 është parashikuar edhe takimi me Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik. Ndërsa me Presidentin Ilir Meta, i cili kundërshtoi dhe më pas dekretoi kthimin e kësaj pakete në Kuvend, delegacioni do të takohet ditën e martë. Ky delegacion do të zhvillojë takim me kryetaren e  Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, si dhe me disa krerë të institucioneve të pavarura, si kreun e AKEP dhe me avokaten e Popullit, Erinda Ballanca.

Në seancën plenare të 30 janarit, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh se  maxhoranca mori vendim për të shtyrë miratimin e projekt-ligjit për median audio-vizive, pasi sipas tij pritet edhe një mendim i Komisionit të Venecias. Maxhoranca në 19 dhjetor të vitit të kaluar kaloi në Kuvend paketën e njohur si anti-shpifja dhe pse kundër saj kishte reaguar opozita, komuniteti i gazetarëve në vend dhe Evropë, por dhe institucione të ndryshme si BE apo KiE. Paketa u kundërshtua dhe nga OSBE, por një ditë para miratimit ky institucion ndyshoi qëndrim dhe u shpreh se do ndiqte hap pas hapi dhe mënyrën e zbatimit.

Presidenti Ilir Meta pak javë më parë ktheu për rishqyrtim në Kuvend paketën “anti-shpifje” pasi sipas tij,  Kuvendi nuk ka publikuar deri më tani përmbajtjen e akteve ligjore të saj, duke krijuar një mungesë transparence të theksuar përkundrejt publikut. Kundër paketës pati dhe protestë nga komuniteti i gazetarëve, të cilët kanë ngritur zërin për më shumë se një vit dhe para ditës së  miratimit nga Kuvendi e kanë kundërshtuar këtë ligj dhe u shprehën se po instalohet censura. Por qeveria dhe Edi Rama u shprehën se paketa është e nevojshme dhe duhet të futet në zbatim shumë shpejt pasi duhet të dënohen shpifësit. Ligjet e ‘anti-shpifjes’ kundërshtohen pasi AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) dhe AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) marrin kompetencat e gjykatës dhe gjobat e majme që vendosen prej tyre, duhet të ekzekutohen pa u shprehur një trupë gjykuese. Këto institucione kanë mundësi dhe të mbyllin një media, pas denoncimeve nga qytetarët.

(J.V. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike delegacioni i “venecias” zbarkon sot në tiranë miratohet paketa antishpifje delegacioni i “venecias” zbarkon sot në tiranë miratohet paketa antishpifje

Sondazh

Poll