Politike

FOTO-LAJM/ Reme Lala me 5600$ çantë në Kuvend… dhe me kasën e telefonit zhul, stonimi në pamjen e deputetes milionere

9 Shkurt 2020, 19:04 Nga DOSJA
FOTO-LAJM/ Reme Lala me 5600$ çantë në Kuvend… dhe me

TIRANË- Ajo është e apasionuar pas veshjeve, por pas atyre të luksit. Bëhet fjalë për deputeten e Partisë Socialiste në Dibër, Reme Lalën, e cila njihet për shpenzimet e saj marramendëse për veshjet. 

Gjithmonë në Kuvend shkon me veshje të shtrenjta dhe këtë herë ka zgjedhur që të blejë një çantë, të markës ‘Chanel’, e cila kushton jo pak por 5600 Dollarë. 

Sipas fotove të publikuara nga Panorama, Lala duket shumë e qetë me çantën e saj të re, që kushton sa 5 rroga mujore të saj. Por edhe pse është e gjitha në luks, ka harruar që të pastrojë kasën e telefonit, ku shihet që nga larg se është pis. 

Por kjo gjë nuk e pengoi Remen që të parakalonte para Kuvendit e të shkonte të ndiqte seancën plenare.  Reme Lala njihet si një nga deputetet më të pasura në Kuvendin e Shqipërisë, dhe gjithmonë e ka treguar pasurinë e saj me shpenzimet e luksit që bën. 

(A.B. Dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike canta 5600 dollare reme lala shpenzimet e luksit canta 5600 dollare reme lala shpenzimet e luksit

Sondazh

Poll