Aktualitet

Java nis me diell, por s’do mungojnë temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës, kjo do të jetë dita më e ftohtë (PARA

10 Shkurt 2020, 07:25 Nga DOSJA

Shqipëri- Ditët e para të kësaj jave do të jenë diell, por ditën e premte vendi do të përfshihet nga një i ftohtë i acartë. Pritet që të ketë reshje dëbore në vendet malore. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak në vendet malore temperaturat do të shkojnë deri në -2 gradë, ndërsa në vendet e ulëta deri në 21 gradë.

Parashikimi:

Java pritet të nisë me mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave. Deri në mesjavë, reshjet e përkohëshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit. Intensiti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar. Deri në këtë ditë, erërat heraherës të vrullshme jugore, do të krijojnë kushtet për rritje temperaturash si më poshtë. Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore. Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti 10 shkurt 2020 moti 10 shkurt 2020

Sondazh

Poll