Sport

Lajm fantastik! Borussia Dortmund kërkon lojtarin e kombëtares shqiptare

9 Shkurt 2020, 17:29 Nga DOSJA
Lajm fantastik! Borussia Dortmund kërkon lojtarin e kombëtares

Borussia Dortmund është shumë e fortë në sulm, por ka mangësi në mbrojtje. Kështu ka qenë thuajse gjithmonë në vitet e fundit. Madje, edhe kur trajner ishte Jurgen Klopp.

Sipas ekspertit të merkatos Nicolo Schira, verdhezinjtë po mendojnë transferimin e mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla. Atë po e kërkon gjysma e Italisë, por gjermanët nuk mbeten pas, sepse kanë qenë të pranishëm në ndeshjen Verona-Juventus vetëm për lojtarin kuqezi.

20-vjeçari luajti shkëlqyeshëm dje. Ai shënoi një gol të anuluar dhe fitoi penalltinë e fitores për skuadrën e tij, e cila mposhti 2-1 Juventusin me përmbysje. Inter, Chelsea, Man United dhe Eintracht Frankfurt gjithashtu e duan Kumbullën.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dortmund kumbulla merkato dortmund kumbulla merkato

Sondazh

Poll