Sport

Kosova vend talentesh për xhudiste, Distria Krasniqi triumfon në Paris, i ‘rrëmben’ italianes medaljen e artë

9 Shkurt 2020, 08:12 Nga DOSJA
Kosova vend talentesh për xhudiste, Distria Krasniqi triumfon në

FRANCË – Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, ka fituar Medaljen e Artë në Grand Slam-in e Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Krasniqi ka mposhtur në finale xhudisten italiane Giuffrida Odetta, duke e rrëzuar në tokë. Krasniqi vinte në këtë Grand Slam pas një Medaljeje të Artë në Qingdao Masters në dhjetor të vitit të shkuar.

Shqiptarja e Kosovës është ndeshur dy herë më parë me italianen dhe ka humbur në të dyja rastet. Kësaj here ishte e treta, e vërteta.

Nga kompeticioni i Parisit ka dalë me medalje edhe xhudistja Nora Gjakova, e cila ka fituar atë të bronzit në kategorinë 57 kg.

Pritej që pjesë e këtij turneu të ishte edhe Majlinda Kelmendi, por trajneri Driton Kuka e tërhoqi atë në momentet e fundit.

Vijon…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport distria krasniqi grand slam france distria krasniqi grand slam france

Sondazh

Poll