Sport

Asambleja e Jashtëzakonshme/ Gjendet zgjidhja në KOKSH, rezoluta miratohet me 44 vota pro

9 Shkurt 2020, 13:27 Nga DOSJA
Asambleja e Jashtëzakonshme/ Gjendet zgjidhja në KOKSH, rezoluta

KOKSH sot ka gjetur përkohësisht paqe. Asambleja e Përgjithshme e zhvilluar pas një sërë problemesh të bëra edhe publike ka përfunduar pas një debati të gjerë, ku është gjetur një zgjidhje momentale.

Kërkesat për shkarkimin e presidentit Viron Bezhani dhe Sekretarit Stavri Bello u hodhën poshtë. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar solli një rezolutë, në bazë të së cilës u vendos që Statuti të ndryshojë pas Lojërave Olimpike.

Ai do ndryshohet me një komision teknik i përbërë nga dy anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme, dy anëtarë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe një përfaqësues i Ministrisë së sporteve.

Rezoluta u votua me 44 vota pro dhe 3 kundër. Sa i takon zgjedhjeve, ato pritet të organizohen pas zhvillimit të Lojërave Olimpike.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport asambleja koksh zgjidhja asambleja koksh zgjidhja

Sondazh

Poll