Sport

“Messi shkëlqen edhe në Premier League”, Kaka frikëson tifozët e Barcelonës

9 Shkurt 2020, 16:41 Nga DOSJA
“Messi shkëlqen edhe në Premier League”, Kaka

Ndryshe nga Pep Guardiola apo Carlo Ancelotti, legjenda e futbollit brazilian, Kaka, beson se Leo Messi mund të largohet nga Barcelona.

Sipas ish-mesfushorit të Milanit dhe Real Madridit, argjentinasi do ta kishte të lehtë përshtatjen në Premier League falë talentit të tij.

“Mendoj se nuk do të jetë një problem për Leon, nëse transferohet në Premier League”, ka thënë Kaka për Sky Sports News. “Natyrisht, kjo varet nga ajo që ai kërkon nga vetja në fund të karrierës”.

“Është e vështirë ta imagjinosh diku tjetër, kjo nuk diskutohet. Sidoqoftë, Leo mund të mendojë se ka ardhur koha ta tregojë se është më i miri në një skuadër tjetër”, ka deklaruar Kaka.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona kaka messi barcelona kaka messi

Sondazh

Poll