Sport

VIDEO: CR7 vs. Rrahmani përfundon me golin e portugezit, ky njeri nuk është normal

8 Shkurt 2020, 21:34 Nga DOSJA
VIDEO: CR7 vs. Rrahmani përfundon me golin e portugezit, ky njeri nuk

Kur skuadra e tij po vuan, ai është gjithmonë aty. Cristiano Ronaldo ka treguar edhe një herë vlerat e jashtëzakonshme për Juventusin, teksa ka shënuar golin e avantazhit në ndeshjen e sotme kundër Veronës.

Kjo është ndeshja e 10-të radhazi, që portugezi gjen rrugën e rrjetës. Forma e tij është e përkryer! Ylli i “Zonjës së vjetër” i dha avantazhin ekipit të tij në minutën e 64-t.

Pas një dueli shpejtësie me mbrojtësin shqiptar Rrahmani, portugezi dribloi këtë të fundit dhe shënoi me lehtësi. Bëri gjithashtu një super sprint dhe nuk është më në fillimet e karrierës. Thjesht fantastik!

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gol kumbulla ronaldo gol kumbulla ronaldo

Sondazh

Poll