Sport

Fantastike! Verona përmbys 2-1 Juventusin me penalltinë e fituar nga Kumbulla!

8 Shkurt 2020, 21:49 Nga DOSJA
Fantastike! Verona përmbys 2-1 Juventusin me penalltinë e fituar nga

Verona e madhe ka mposhtur 2-1 Juventusin me përmbysje! Sonte shijuam një ndeshje fantastike nga mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla, i cili shënoi një gol (i anuluar nga VAR) dhe fitoi penalltinë, e cila i dha fitoren skuadrës së tij.

Pas 45 minutave të para pa gola, Cristiano Ronaldo kalon në avantazh Juventusin. Ylli portugez driblon Rrahmanin dhe shënon në minutën e 64-ët.

Pas këtij goli, Verona shtoi një marsh më shumë dhe arriti të barazojë. Pjanic bën një gabim në mesfushë, duke i dhuruar topin Borinit. Sulmuesi i Veronës tregohet i saktë dhe mposht Szczenyn.

Kur pritej që Juventusi të shtynte përpara në kërkim të fitores, ishin sërish vendasit ata që shënuan. Marash Kumbulla fiton penallti për Veronën në minutën e 84-ët, pasi goditja e tij me kokë, ndalet nga dora e Bonuccit. Pazzini merr përsipër ekzekutimin dhe shënon, duke i dhënë një fitore të madhe Veronës.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kumbulla ronaldo verona kumbulla ronaldo verona

Sondazh

Poll