Sport

Pesë klube kanë gati ofertat e tyre, ku do të përfundojë Coutinho?

9 Shkurt 2020, 14:17 Nga DOSJA
Pesë klube kanë gati ofertat e tyre, ku do të

Shkëlqimi i Coutinho mbahet mend në Premier League, kur luante te Liverpool, por kalimi i tij te Barcelona i kushtoi karrierën. Deri tani ai ka rezultuar dështim edhe te Bayern, ku është huazuar për një sezon.

Kartonin e brazilianit e ka Barcelona, të cilin e vlerëson rreth 90 mln euro. Pra, klubi katalanas e ka ulur shifrën që kërkon për të, sepse kërkesat janë më të ulëta. Fantazisti ende nuk i ka bindur bavarezët dhe pritet që të rikthehet në “Camp Nou” dhe më pas të merret një vendim.

27-vjeçari ka fansa sidomos në Angli. Sipas mediave në ishull, atje janë pesë klube të interesuar për të, Manchester United, Manchester City, Chelsea, Tottenham dhe Liverpool. Pra, edhe Klopp mund të jetë gati të bëjë ofertë për rikthimin e mesfushorit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern coutinho merkato bayern coutinho merkato

Sondazh

Poll