Sport

Moti i keq pushton Europën, shtyhen ndeshjet në Angli dhe Gjermani

9 Shkurt 2020, 13:01 Nga DOSJA
Moti i keq pushton Europën, shtyhen ndeshjet në Angli dhe Gjermani

Moti i keq ka pushtuar Europën, aq sa po ndikon edhe në futboll.

Manchester City ishte përgatitur për të luajtur me West Ham-in në orën 17:30, por ndeshja është shtyrë. City argumentoi se kjo bëhet për të siguruar lojtarët dhe tifozët e pranishëm në “Etihad Stadium”, meqë moti është shumë i keq.

E njëjta gja ka ndodhur edhe në Gjermani. Borussia M’Gladbach do të përballej me Koln, por moti i keq dhe stuhitë e kanë shtyrë ndeshjen.

Drejtuesit e M’Gladbach kanë pasur një takim me meteorologët dhe janë bindur që kjo ndeshje të mos luhet. Ende nuk ka data zyrtare se kur do të zhvillohet takimi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll moti premier league futboll moti premier league

Sondazh

Poll