Sport

VIDEO: Reali përmbys 4-1 Osasunën, Ramos 17 sezone radhazi me gol

9 Shkurt 2020, 17:01 Nga DOSJA
VIDEO: Reali përmbys 4-1 Osasunën, Ramos 17 sezone radhazi me gol

Real Madridi sot mori fitoren e pestë radhazi në La Liga, duke fituar 4-1 në transfertë kundër Osasunës. Kjo ndeshje qe e vështirë për “Los Blancos”.

Vendësit shënuan të parët në minutën e 14-të. Garcia ishte ai i cili “ngacmoi” i pari madrilenët. Gjithsesi, djemtë e Zidane përmbysën gjithçka para fundit të 45 minutave të para.

Isco barazoi në të 33-ën, ndërsa 5 minuta më vonë shënoi edhe Ramos. Mbrojtësi spanjoll ka 17 sezone radhazi, që gjen golin në La Liga.

Goli i sigurisë u shënua në minutën e 85-të, kur Vazquez ktheu në gol një asist fantastik Benzema. Edhe Jovic u përfshi në këtë goleadë, teksa shënoi në të 92-n. Serbi nuk shënonte që nga 30 nëntori 2019.

Real Madridi aktualisht kryeson me 52 pikë në La Liga, 6 më shumë se Barcelona, por me një ndeshje më shumë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport osasuna ramos real madrid osasuna ramos real madrid

Sondazh

Poll