Sport

Lojtari lë Evertonin me 10 lojtarë për një arsye qesharake! Ancelotti nuk i beson syve

8 Shkurt 2020, 20:55 Nga DOSJA
Lojtari lë Evertonin me 10 lojtarë për një arsye qesharake!

TIRANË– Everton arriti të fitojë përballë Crystal Palace. Ekipi i drejtuar nga Ancelotti është ngjitur në vendin e 7 dhe sheh afër kupat e Europës. Por një episod qesharak ka shoqëruar këtë takim. Bëhet fjalë për minutën e 23 të takimit, kur tekniku italian duhet të kryejë një zëvendësim të detyruar. Theo Walcot e ka të pamundur të vazhdojë lojën duke dalë menjëherë jashtë vijave kufizuese, ndërsa Ancelotti thërret Sidibe për të zënë vendin bosh të lënë në fushë.

Por, tekniku italian nuk i beson syve për atë çfarë i ndodh. Në momentin kur Everton është me 10 lojtarë në lojë dhe duhet të kryejë menjëherë zëvendësimin, Sidibe zbulon se nuk ka veshur çorapet në këmbën e tij të majtë dhe kthehet sërish në dhomat e zhveshjes për të marrë atë që i mungonte. Një moment qesharak ky për futbollistin në fjalë, që veprimin e tij i kushtoi ekipit 3 minuta lojë me një lojtar më pak.

(e.c/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport carlo ancelotti everton-crystal palace carlo ancelotti everton-crystal palace

Sondazh

Poll