Aktualitet

VIDEO/ Vijon blindimi i Beratit nga efektivët, kontrollohen 100 automjete dhe 145 persona, sa masa administrative u vendosën

8 Shkurt 2020, 21:17 Nga DOSJA
VIDEO/ Vijon blindimi i Beratit nga efektivët, kontrollohen 100 automjete

BERAT– Efektivët e Policisë vazhdojnë të intensifikojnë kontrollet në qarkun e Beratit. Dosja.al ju sjell pamje nga aksioni që ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme. Sipas njoftimit zyrtar, pjesë e kontrolleve  janë bërë të gjithë sektorët e drejtorisë së policisë së Beratit, duke filluar që nga inspektorët e krimeve e deri tek ata të qarkullimit rrugor.

Në qendër të Beratit, por edhe në të gjitha pikat hyrëse e dalëse të tij janë vendosur që prej pasdites së të enjtes postblloqe me forca të shumta policore. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se,vetëm në dy ditët e para të këtij aksioni janë kontrrolluar rreth 100 automjete dhe janë vendosur 80 masa administrative për ata drejtues mjetesh që kanë rrezultuar me mangësi në dokumentacion dhe me shkelje. Po kështu,gjatë këtij aksioni, policia ka ushtruar kontroll fizik për armë, drogë e sende të tjera të kundraligjshme mbi 145 shtetas që kanë kaluar me automjete në postblloqet e ngritura. Të njëjtat burime konfirmojnë se postblloqet policore do të vijojnë të qëndrojnë disa ditë me radhë në rrugët e qarkut të Beratit.

Aksioni në qarkun e Beratit ka nisur që një ditë më parë. Dosja.aL raportoi ditën e sotme aksionin e polciisë që është shtrirë pothuajse në të gjithë Shqipërinë ku po kryehn kontrolle të mjeteve të luksit si Gjirokastra e Fieri, ku në të dy qytetet ka një numër të madh efektivësh. 

Operacionet po kryhen në kuadër të paketës “AntI-kçk”, e cila ka zbritur në terren strukturat e OFL-së. nëse makinat e sekuestruara rezultojnë të jenë në emër të personave me të shkuar kriminale, apo nuk justifikohen nga personi që I ka në pronësi, gjothçka kalon në duart e OFL-së. Theksojmë se gjithashtu janë sekuestruar edhe 4 makina të blinduara që rezultuar në emër të disa personave problematikë, si Durim Bamit dhe Land Muharremit (Rumi)  Dashamir Gjokës dhe Saimir Taullaut.

f.m/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni ne berat anti-kçk-ja zbret në terren berat aksioni ne berat anti-kçk-ja zbret në terren berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2020, 13:55

DURRËS- Një pikë e dhënies së kredive në Durrës, e filialit të Kredo.al ka rënë pre e një grabitjeje mesditën e sotme. Dosja.al mëson se një person i masku...