Aktualitet

ME VIDEO/ Policia blindon Gjirokastrën pas urdhërit të Veliut, bllokohen 17 automjete luksoze, 9 persona të shoqëruar

8 Shkurt 2020, 08:32 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Policia blindon Gjirokastrën pas urdhërit të Veliut,

GJIROKASTËR– 17 makina luksoze kanë sekuestruar përgjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Gjirkastrës. Burime për Dosja.al al shprehen se qarku i Gjirkastrës ka qenë krejtësisht i blinduar nga forcat e shumta të efektivëve të policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli në lagjen Gerhot, në akset rrugore si Gjirkastër-Tepelenë, Subash, Memaliaj, Tepelenë-Përmet, Gjirokastër-Kakavijë, ku është kontrolluar çdo makinë luksoze.

17 makina të këtij lloji të cilat kanë rezutuar me probleme të ndryhsme janë bllokuar ndërsa janë shoqëruar në Polici 9 persona. Indetitetet e të shoqëruarve ende nuk dihen.

Kujtojmë se dje ka qenë i pranishëm në Gjirokastër dhe Drejtori i Përgjithshem i Policisë Ardi Veliu dhe një ndër porositë e tij ishte ‘sa më shumë pika kontrolli për te goditur mjetet e parregullta dhe ato të luksit, si dhe ndalimin e  personave në kërkim’. Ky aksion vijon edhe në qytetet e tjera të vendit, si Berati dhe Fieri, ku në dy qytetet ka një numër të madh efektivësh. 

Operacionet po kryhen në kuadër të paketës “AntI-kçk”, e cila ka zbritur në terren strukturat e OFL-së. nëse makinat e sekuestruara rezultojnë të jenë në emër të personave me të shkuar kriminale, apo nuk justifikohen nga personi që I ka në pronësi, gjothçka kalon në duart e OFL-së. Theksojmë se gjithashtu janë sekuestruar edhe 4 makina të blinduara që rezultuar në emër të disa personave problematikë, si Durim Bamit dhe Land Muharremit (Rumi)  Dashamir Gjokës dhe Saimir Taullaut.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu gjirokaster kriminaliteti ne vend policia blindon gjirokastrën sekuestrohen 17 makina luksi ne gjirokaster ardi veliu gjirokaster kriminaliteti ne vend policia blindon gjirokastrën sekuestrohen 17 makina luksi ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2020, 13:55

DURRËS- Një pikë e dhënies së kredive në Durrës, e filialit të Kredo.al ka rënë pre e një grabitjeje mesditën e sotme. Dosja.al mëson se një person i masku...