Aktualitet

Kërkoheshin për grabitjen e dy bankave, tre hajdutët shqiptarë përplasen me armë me policinë Greke, dy prej tyre plagosen

8 Shkurt 2020, 16:37 Nga DOSJA
Kërkoheshin për grabitjen e dy bankave, tre hajdutët

GREQI– Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur e ndërsa një i tretë është vënë në pranga pas një shkëmbimi me armë zjarri që patën me policinë greke. Mediat lokale shkruajnë se tre shqiptarët janë përleshur me armë me efektivët grekë në Korinth të Greqisë.

Shqiptarët, ende të paidentifikuar por që identifikohen si kriminelë nga media greke, po udhëtonin me një automjet që ishte vënë në shënjestër të polciisë greke, e cila dyshonte se ishte përdorur për disa vjedhje në këtë zonë. Ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të automjetit, shqiptarët kanë hapur zjarr ndaj efektivëve.

Dy prej shqiptarëve kanë mbetur të plagosur në këmbë, si pasojë e plumbave ndërsa një i tretë është arrestuar. Njëri prej të plagosurve po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Thriasios, ndërsa tjetri në atë të Korinthit. Brenda automjetit është gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov.

Shqiptarët do të akuzohen për vepra të rënda penale, si kundërshtimi i forcave të policisë si dhe do të hetohen për geabitjet e shumta që kanë ndodhur në këtë zonë. Ata rezultojnë të jenë në mesin e personave që kanë grabitur dy banka, një në Kalamata në gushtin e vitit të kalur dhe një në Parga.

Njoftimi i policisë greke

Sot (08-02-2020), në mesditë, gjatë një operacioni policor të Drejtorisë së Atikës së Krimeve Kundër Jetës dhe Pronës në Korintin e Lashtë, u arrestuan dhe u përfshinë në grabitje të armatosur tre kriminelë të armatosur të rrezikshëm. Tre kriminelët qëlluan ndaj oficerëve të policisë që vunë zjarr, duke plagosur dy prej autorëve. Njëri i plagosur u trajtua në Spitalin Thriassian dhe tjetri në Spitalin Corinth.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi perplasje me arme mes shqiptareve dhe policise greke greqi perplasje me arme mes shqiptareve dhe policise greke

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2020, 13:55

DURRËS- Një pikë e dhënies së kredive në Durrës, e filialit të Kredo.al ka rënë pre e një grabitjeje mesditën e sotme. Dosja.al mëson se një person i masku...