Aktualitet

Çmontohet rrjeti i drogërave të forta në Itali, mes tyre një shqiptar, taktikat që përdornin për të mos u kapur nga pol

8 Shkurt 2020, 20:46 Nga DOSJA
Çmontohet rrjeti i drogërave të forta në Itali, mes tyre

ITALI– 20 persona mes tyre edhe shqiptari i identifikuar si Xhemal Kiptiu, kanë rënë në prangat e policië italiane pasi akuzohen për trafikim të drogërave të forta. La Stampa shkruan se lloji i drgoës që trafikonte rrjeti që u çmontua nga karabinioerët ishte e llojit kokainë, heroinë dhe amfetaminë. 20 të arrestuarit dhe shumë të tjerë, për të cilët janë lëshuar fletë arreste e tregtonin drogën në gjimnaze, parqe dhe në vende të ndryshme të qytetit të Astit në Itali.

Arrestimet u bënë në kuadër të operacionit të koduar “Riki Cod”, që është edhe emri i personit të parë që u prangos nga grupi. Grupi ishte nën hetim prej më shumë se një viti dhe pas më shumë së 12 mijë orë përgjime u faktua se ata shpërndanin të paktën 28 mijë doza.

Të njëjtat medie shkruajnë se trafikantët e mbanin drogën e aketuar në qese, në gojë, në mënyrë që ta gëlltisnin atë sapo të shikonin efektivët. Në mesin e klientëve të tyre kishte edhe të miturve. Pas arrestimit gjykata dha edhe masat për anëtarët e grupit, ku tetë prej tyre I la pas hekurave. Gjashtë u lanë në arrest shtëpi, mes tyre edhe shqiptare, ndërsa në detyrim paraqitjeje u la një 32-vjeçar.

“Arrest me burg” për:

Schialva Riçardo Francesco, 43 vjeç nga Asti;
Chaabeni Mahdi, 47 vjeç, tunizian;
Mamni Ahmed, 36 vjeç tunizian;
Saidi Mourad, Tunizian 40 vjeç;
Bouchiba Moez Ben Hassen, 43 vjeç tunizian;
Selmi Hafedh, tunizian 44 vjeç;
Ohamara Onieka Kingsley, tunizian, 44 vjeçe;
Origlia Pietro, 55 vjeç, italian nga Asti;

“Arrest shtëpie” për:

Bagarini Livio, 43 vjeç nga Asti;
Bighi Massimo, 50 vjeç nga Asti
Demaria Paolo, 50 vjeç nga Asti;
Ferrara Antonio, 60 vjeç nga Asti;
Kiptiu Xhemal, shqiptar 53 vjeç;
Vaça Michele, 48 vjeç nga Asti;

“Detyrim paraqitje” për:

O.M., nigerian 32 vjeç.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet cmonohet rrjeti i trafikanteve ne itali itali xhemal kiptiu cmonohet rrjeti i trafikanteve ne itali itali xhemal kiptiu

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2020, 13:55

DURRËS- Një pikë e dhënies së kredive në Durrës, e filialit të Kredo.al ka rënë pre e një grabitjeje mesditën e sotme. Dosja.al mëson se një person i masku...