Aktualitet

8 Shkurt 2020, 13:55 Nga DOSJA

DURRËS- Një pikë e dhënies së kredive në Durrës, e filialit të Kredo.al ka rënë pre e një grabitjeje mesditën e sotme. Dosja.al mëson se një person i maskuar, me kapel, syze dhe me një pistoletë lodër në duar ka hyrë brenda pikës së Kredo.al dhe ka kërcënuar punonjësit me armën lodër që mbante në dorë.

Më pas, grabitësi, ende i paidentifikuar ka marrë shumë e parave prej 1 milionë lekësh të vjetra dhe është larguar nga vendngjarja. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 12, në një rrugë dytësore, në filialin e një banke të nivelit të dytë, rreth orës 14:24.

Forcat e FNSh-së dhe “Shqiponjat” kanë zbarkuar në Durrës, ku po krehin zonën dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Dyshime të forta bien edhe mbi njërin nga punonjësit e filialit që u grabit, pasi ai ka lajmëruar efektivët e policisë rreth 40 minuta me vonesë. Gjithashtu janë ngritur pika të shumta kontrolli në qytet. 

(a.m/f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres grabitet kredo.al ne durres grabitje në durrës durres grabitet kredo.al ne durres grabitje në durrës

Sondazh

Poll