Aktualitet

U kapën duke transportuar 13 sirianë drejt Kosovës/ Procedohen penalisht shoferi dhe fatorinoja

8 Shkurt 2020, 13:03 Nga DOSJA
U kapën duke transportuar 13 sirianë drejt Kosovës/ Procedohen

Lezhë- Në Lezhë janë proceduar penalisht dy persona, pasi u kapën teksa transportonin me autobus 13 sirianë drejt Kosovës. Policia ka nisur procedim penal ndaj shoferit të autobusit 58-vjeçarit me iniciale B. E dhe fatorinos, 34-vjeçarit me iniciale B.B.

Njoftimi i Policisë:

“Parandalohet dhe goditet një tentativë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Procedohen penalisht 2 shtetas, të cilët po transportonin me autobus 13 shtetas sirian që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasit B. E., 58 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i autobusit ku udhëtonin shtetasit e huaj dhe B. B., 34 vjeç, banues në Kukës, faturino i autobusit.

Këta shtetas, në aksin rrugor Mamurras-Lezhë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Laçit” janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, me automjetin autobus të linjës Tiranë-Kukës, duke transportuar 13 shtetas të huaj sirian dhe maroken që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, njofton policia. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 13 sirianë drejt kosovës procedohen penalisht shoferi dhe fatorinoja 13 sirianë drejt kosovës procedohen penalisht shoferi dhe fatorinoja

Sondazh

Poll