Aktualitet

VD/ Kërcënime dhe shantazhet nëpërmjet internetit, gjashtëfishohen rastet ndaj fëmijëve dhe të rinjve

8 Shkurt 2020, 20:03 Nga DOSJA
VD/ Kërcënime dhe shantazhet nëpërmjet internetit,

TIRANË– Në Shqipëri gjatë vitit 2019 janë gjashtëfishuar kërcënimet, përndjekjet dhe shantazhimet ndaj fëmijëve dhe të rinjve. Kjo referuar raportit të 2 Kombëtar për Internetin e Sigurtë në Shqipëri që u bë publik nga ekspertët e Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri.

Mungesa e dënimeve apo zvarritja e gjykimeve të rasteve të dhunës dhe ngacmimit seksual online, tregon se institucionet ligj-zbatuese nuk kanë teknologjinë dhe personelin e mjaftueshëm, për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë në mbarë vendin. Mangësitë në legjislacionin penal shkaktojnë çoroditje tek institucionet ligj-zbatuese, të cilat përballen me shkeljen e të drejtave të fëmijëve, përfshirë këtu krimet kibernetike dhe ngacmimet online.

Një gjetje që bën përshtypje gjatë vitit 2019, në lidhje me gjuhen e urrejtjes, është se të dyja gjinitë kanë patur incidente në internet thuajse në një masë të barabartë, krahasuar me vitin 2018, ku ankesat kryesore erdhën përgjithësisht nga vajzat. Raporti tregon se çdo tre ditë një fëmijë raporton të paktën një incident për internet të pasigurt në Shqipëri. Rrjetet sociale janë edhe mjediset kryesore, ku fëmijët dhe të rinjtë raportojnë numrin më të madh të incidenteve online.

Instagrami është platforma në të cilën fëmijët dhe të rinjtë kanë ndeshur më shumë dhunë, bulizëm, abuzim apo vjedhje të profilit, pornografi të fëmijëve, nuditet apo gjuhë urrejtje Për Instragramin janë paraqitur rreth 68% të ankesave, ndjekur nga Youtube me 17% dhe Facebook me 4%.

Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet femijet dhe interneti shantazhet nga interneti femijet dhe interneti shantazhet nga interneti

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2020, 13:55

DURRËS- Një pikë e dhënies së kredive në Durrës, e filialit të Kredo.al ka rënë pre e një grabitjeje mesditën e sotme. Dosja.al mëson se një person i masku...