Aktualitet

Në ‘skanerin’ e OFL-së/ Pas Dash Gjokës, i sekuestrohen mjetet e blinduara, Saimir Taullaut, Durim Bamit dhe Landi Muharremit

  • Kush është Durim Bami ‘i forti’ i Niklës që trazoi politikën shqiptare
  • OFL-ja i sekuestron “Audin” e blinduar Landi Muharremit
  • OFL-ja i sekuestron makinat e blindura Dashamir Gjokës, Saimir Taullaut, Durim Bamit dhe Landi Muharremit. Sekuestrimet e makinave të blinduara janë bërë në kushtet e emergjencës me firmën e drejtorit të Policisë së Shtetit.
    Featured image of article: Në ‘skanerin’ e OFL-së/ Pas Dash Gjokës, i sekuestrohen mjetet e blinduara, Saimir Taullaut, Durim Bamit dhe Landi Muharremit Durim Bami dhe Saimir Taullau

    TIRANE– Operacioni Forca e Ligjit pas Dashamir Gjokës u ka sekuestruar makinat e blinduara edhe 3 të ‘fortëve’ të tjerë, që janë Saimir Taullau, Durim Bami dhe Landi Muharremi. Burimet bëjnë se Muharremi, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut, i është sekuestruar makina tip Audi me targë “AA800YY”.

    Dosja.al raportoi më herët se biznesmeni Gjoka u ndalua dje nga Policia e Shtetit pranë zonës së Rinasit, teksa ishte duke udhëtuar me fuoristradën e blinduar të tij, ku iu sekustrua edhe makina.  Dy ditë më parë, operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar “llogari” Gjokës lidhur me pasurinë e tij. (Lexo këtu) OFL i ka vënë në dispozicion Gjokës formularin e vetëdeklarimit të pasurisë dhe burimit të origjinës së parave.

    Në një komunikim për shtyp, OFL sqaroi se Dashamir Gjokës, i kërkohet deklarimi pasi është i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore. Edhe Saimir Taullaut, një emër i njohur i krimit në vend,  OFL-ja i dërgoi një ditë më parë formularin për të deklaruar brenda dy ditësh pasurinë e tij.

    Durim Bami, është një emër tejet i njohur për drejtësinë shqiptare. I forti i Niklës, akuzohet për një sërë ngjarjesh kriminale dhe tanimë i sekuestrohet makina nga OFL, si një pasuri e dyshimtë e përfituar nga paratë e krimit. Aksion për sekuestrim makinash, OFL e ka zgjatuar edhe në Gjirokastër, ku janë sekuestruar 10 makina luksoze, në Durrës, 11, ndërkohë që vijojnë kontrollet edhe në Fier, Berat, Korçë, Elbasan dhe Sarandë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    NJOFTIMI I OFL:

    Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit, në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në bazë të nenit 19 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, nxorri urdhrat e sekuestrimit në kushtet e emergjencës për disa automjete të blinduara, të cilat u sekuestruan gjatë operacionit. Automjetet e sekuestruara janë në pronësi të shtetasve: S. T., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; D. Gj., banues në Durrës, i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore;D. B., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;Operacioni vijon dhe OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

    prej të hënës, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. Dje, OFL dërgoi formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishajt. Më herët, OLF shënjestroi biznesmenin durrsak, Dashamir Gjoka, dhe trafikantin i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe të afërmin e tij, Edlirin. Formulari iu dërgua ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në ShkodërNjë ditë më parë OFL-ja i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë Saimir Taullau dhe Arben Isufaj i njohur ndryshe si Ben Qimja. 

    (J.V;F.G/Dosja.al)

    Shto Koment