Politike

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paraqitet në SPAK/ Pyetet si person në dijeni për 21 janarin

Basha është paraqitur në godinën e SPAK rreth orës 16:00, megjithatë ende nuk dihet arsyeja e paraqitjes së ish-kreut të PD në Prokurorinë e Posaçme.

30 Tetor 2025, 16:12 Nga E. D
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paraqitet në SPAK/ Pyetet
Lulzim Basha

TIRANË- Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Basha është paraqitur në godinën e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 16:00. Bëhet me dije se Basha është thirrur nga prokurori Alfred Shehu, si deklarues për hetimet e 21 Janarit, kur ai ishte ministër i Brendshëm. 

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.

Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al

lulzim basha

Sondazh

Poll