Politike

"Fitore e drejtësisë mbi presionet politike!', Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën, Gjergj Nika regjistrohet zyrtarisht si kandidat i pavarur për Kryetar Bashkie në Vlorë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kanë vendosur dy ditë më parë të rrëzojnë kandidaturën e Gjergji Nikës si kandidat i pavarur për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e 9 nëntorit.

30 Tetor 2025, 15:16 Nga M.L
"Fitore e drejtësisë mbi presionet politike!', Kolegji
Gjergji Nika

VLORËKolegji Zgjedhor Gjyqësor vendosi sot regjistrimin e Gjergji Nikës si kandidat të pavarur për Kryetar Bashkie në Vlorë për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kanë vendosur dy ditë më parë të rrëzojnë kandidaturën e Gjergji Nikës si kandidat i pavarur për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e 9 nëntorit.

Sipas vendimit, arsyeja e skualifikimit lidhet me faktin se Nika vijon të mbajë detyrën e këshilltarit bashkiak të opozitës në Vlorë, ndaj, në përputhje me ligjin, ai duhej të ishte propozuar nga një Komitet Nismëtar, dhe jo të kandidonte në mënyrë të pavarur.

Me anë të një postimi në Facebook, Nika shtuan se ky vendim është fitore e drejtësisë mi presionet politike. 

"Fitore e drejtësisë mbi presionet politike! Sot, Kolegji Zgjedhor me vendim unanim 5–0 rrëzoi vendimet e KQZ-së dhe KAS-it, duke vulosur të drejtën time për të garuar si kandidat i pavarur në zgjedhjet e 9 Nëntorit 2025 për Bashkinë Vlorë. Ky vendim vjen pas presioneve të shumta dhe përpjekjeve të hapura nga partitë e mëdha për të penguar një zë të pavarur në garë.

Por drejtësia foli qartë: askush nuk mund të ndalojë vullnetin e lirë të qytetarëve. Kjo nuk është thjesht një fitore personale është një fitore për çdo qytetar që nuk pranon të komandohet nga partite, por kërkon ndryshim, ndershmëri dhe zë të lirë për Vlorën. Unë hyj në këtë garë me forcën e besimit tuaj dhe me vendosmërinë për ta kthyer politikën te njerëzit, jo te partitë", shkruan Gjergji Nika./ Dosja.al

kolegji zgjedhor gjyqësor gjergji nika

Sondazh

Poll