Politike

"Dështim i reformës në drejtësi", Topalli: S’na falet që një gjyqtar vritet në gjykatë! Shteti në gjendje kome...

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Topalli u shpreh se kur pushteti refuzon dështimin e reformës atëherë, kemi përballje me një alarm të madh, i cili quhet shtet.

30 Tetor 2025, 14:59 Nga E.d
"Dështim i reformës në drejtësi", Topalli:
Jozefina Topalli

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka deklaruar sot se reforma në drejtësi ka dështuar. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Topalli u shpreh se kur pushteti refuzon dështimin e reformës atëherë, kemi përballje me një alarm të madh, i cili quhet shtet.

Ish-kryeparlamentarja Topalli, tha se dështimi i reformës në drejtësi është më i rezikshëm se dështimi i çdo reforme tjetër.

“Ndodh dhe ka që edhe reformat dështojnë. Kur reformat dështojnë në drejtësi, sigurisht që kjo është shumë e rrezikshme se dështimi i çdo reforme i çdo rreziku. Kur pushteti refuzon dështimin e reformës atëherë ne kemi përballje me një alarm të madh që quhet shtet. Pas 10 viteve ne përballemi me një situatë, që nuk ka lidhje çfarë lexohet në letra. As me ato raportet sa po dëgjuam. Pas 10 viteve ne kemi përjetuar 5 vite pa Gjykatë Kushtetuese, por kemi jetuar me një sistem shtet arbitrar. Në këto vite kemi jetuar me mungesën e gjykatës së lartë.

Do të thotë se ne kemi pasur një shtet në koma. Përgjatë periudhe ne përballemi, në gjykata dhe prokurori që mbi 33% ka vakanca dhe janë të paplota. Nëse në një zyrë gjykate mungon gjykatësi, aty ligji vdes, nëse në një zyrë mungon prokurori aty krimi jeton. Nëse në një vendim gjyqësor ne duhet që ta marrim pas 16 vitesh, kjo ka të bëjë koha dhe ndikimi i tij në vënie e drejtësisë.”, tha Topalli./Dosja.al

jozefina topalli pd kuvend

Sondazh

Poll