30 Tetor 2025, 15:42
Nga E. D
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka duke folur ngs foltorja e Kuvendit foli edhe për kandidatët e Bashkinë e Tiranës. Noka theksoi se kandidati që mbështet opozita është një figurë e kompletuar dhe jo hajdute si kandidati i mazhorancës.
Demokrati theksoi gjithashtu se mazhoranca është e zhytur në batak dhe për këtë arsye nuk mund të gjente një kandidat tjetër. Duke folur për rastin e të ndjerit Astrit Kalaja, Noka tha se ai ishte viktimë e mllëfit të sistemit që PS ka ngritur. Në fund të fjalës së tij, Noka lëshoi akuza edhe ndaj gjyqtares Irena Gjoka duke u shprehur se mbahet në detyrë pasi ha e pi me familjarët e kryeministrit.
Fjala e Flamur Nokës:
Meqë po i nis nga nga fundi. Po mor, po. Kandidati që mbështesim ne është një figurë e kompletuar, një intelektual i këtij qyteti. Prit. Dhe nuk është hajdut, hajdute si kandidati juaj. Po ju, ngaqë jeni nga të gjithë hajdutë dhe të zhytur në batak, ju nuk keni ku gjeni emër tjetër dhe prapë një hajdute keni çuar.
Ajo hajdutja juaj i ka dosjet mal atje në, te SKAPI i partisë tuaj, mal. Dhe kjo është shëmbëlltyra juaj. Pra, përsa i përket drejtësisë, po more. Motra e Belindës ka prodhuar këtë drejtësinë tënde. Ka prodhuar edhe Genta Bungo e Fatmirit. Po more, ka prodhuar edhe ky, si e ka emrin ky, Olsi Komiçi që keni bërë deputet.
Çfarë janë këto? Nuk janë partia këto? Pra, keni vënë ju familjarët tuaj që të përcaktojnë gjithë drejtësinë dhe ku jeni sot? Ndjej dhimbje unë për vrasjen e të ndjerit Astrit Kalaja. Ai mori, ai, i ndjeri, mori gjithë mllefin e sistemit që keni ngritur ju. Sistemit, sepse ju sot, s'ka qenë kurrë drejtësia ndonjëherë që 20 vjet duhet që të nisi çështje e të marrë përgjigje.
Maksimumi tre vjet. Nuk ka qenë kurrë drejtësia në këtë derexhe, që për një vendim gjykate të duhen 1200 ditë që të zbardhet. A ka qenë ndonjëherë? Jo, kurrë. Ja pra ku e keni katandisur. Edhe e politizuat, dhe e asgjësuat. Po. Ju këtë, këtë keni dashur, këtë drejtësi. Por shqiptarët nuk kanë dashur këtë drejtësi.
Ndaj sot, mllefi ndaj sistemit është, e mori në qafë të ndjerin Kalaja. Se është mllef ndaj jush dhe ndaj sistemit që keni ngritur ju. Bëni vjersha sa të doni. Tek shqiptarët perceptimi është tjetër. Sepse drejtësi me Irena Gjokën. Drejtësi me Irena Gjokën të dënuar në Greqi. Të dënuar. Dhe e mbani ju. A nuk është drejtësi politike? E mbani sepse ha e pi me familjarët e kryeministrit ai, prandaj e mbani ju. Se i bindet partisë. Kjo është e gjitha. Kjo është drejtësi, drejtësia e juaj, drejtësia që ka fytyrën e Irenës./Dosja.al
flamur noka
Politike
30 Tetor 2025, 15:16
M.L
Gjergji Nika
VLORË- Kolegji Zgjedhor Gjyqësor vendosi sot regjistrimin e Gjergji Nikës si kandidat të pavarur për Kryetar Bas...
Politike
30 Tetor 2025, 14:59
I.A
Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Kosova është problemi që vendi ynë ka pasur me Serbinë për shum&eu...
Politike
30 Tetor 2025, 14:59
E.d
Jozefina Topalli
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka deklaruar sot se reforma në drejtësi ka dë...
Politike
30 Tetor 2025, 14:54
E.d
Fatmir Xhafaj
TIRANË- Deputeti i Partisë socialiste, Fatmir Xhafaj ka deklaruar sot se drejtësia nuk mund të qeveriset nga po...
Politike
30 Tetor 2025, 14:46
I.A
Intervista
FRANCË- Kryeministri Edi Rama ka futur në siklet moderatorin Gilles Gressani gjatë forumit të Paqes në Paris....
Politike
30 Tetor 2025, 14:16
I.A
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Këshillit të Lartë të...
Politike
30 Tetor 2025, 13:57
E.d
Mirela Bogdani
TIRANË- Mirela Bogdani, Kryetarja e KPL-së ka deklaruar sot se nuk do të ketë kolaps në SPAK, pas përfundimit ...
Politike
30 Tetor 2025, 13:45
E.d
TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani deklaroi se drejtuesi i SPAK do të zgjidhet n&eu...
Politike
30 Tetor 2025, 13:43
E.d
Mirela Bogdani
TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani ka deklaruar sot se në vitin 2...
Politike
30 Tetor 2025, 13:18
I.A
Takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar me anëtarin e Komitetit të Stabilizimit në Parl...