Politike

Kërkoi që gjyqet për Gërdecin të bëhen pa praninë e familjarëve/ GJKKO rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

Ish-ministri Mediu kërkoi në sallë revokimin e vendimit të gjyqtares Gjoka që ka pranuar familjen Durda si palë dhe deklaroi se avokati i tyre, Dorian Matlija paguhet nga George Soros.

30 Tetor 2025, 15:51 Nga E. D
Kërkoi që gjyqet për Gërdecin të bëhen pa
Fatmir Mediu

TIRANË- GJKKO ka rrëzuar këkesën e Fatmir Mediut, pasi ky i fundit kërkoi që gjyqet për Gërdecin të bëhen pa praninë e familjarëve. Ish-ministri Mediu kërkoi në sallë revokimin e vendimit të gjyqtares Gjoka që ka pranuar familjen Durda si palë dhe deklaroi se avokati i tyre, Dorian Matlija paguhet nga George Soros.

Pasi gjyqtarja Irena Gjoka nuk e pranoi kërkesën e Mediut për përjashtimin e familjes Durda, avokatët e tij bënë kërkesë tjetër për përjashtimin e saj dhe kërkuan pezullimin e seancës. Por edhe kjo kërkesë nuk iu pranua dhe gjykata ka rrëzuar edhe kërkesën për marrjen si provë të 9 dëshmive të marra në SHBA.

Çfarë ka ndodhur në Gërdec?

Më 15 mars të vitit 2008 Tirana u lëkund nga një shpërthim i fuqishëm i ndodhur vetëm pak kilometra larg, në fshatin e quajtur Gërdec. Një magazinë e kthyer në “fabrikë” për demontimin e armëve shpërtheu duke u marrë jetën të paktën 26 personave. Shumë të tjerë u gjymtuan, shtëpitë u shkatërruan dhe shpërthimi krijoi një krater të madh. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë ndërkohë që Fatmir Mediu, në atë kohë ministër i Mbrojtjes i shpëtoi gjykimit pasi kishte mandatin e deputetit. Ylli Pinari, drejtor i MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës Albademi, ishte treshja e të pandehurve kryesorë për Tragjedinë e Gërdecit./Dosja.al

fatmir mediu

Sondazh

Poll