Politike

Zbatimi i hartave gjyqësore! Xhafaj ‘kritika’ në Kuvend për problematikat në sistemin e drejtësisë: Kohëzgjatja e shqyrtimit të dosjeve, e lartë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Xhafaj u shpreh se projekti i reformës në drejtësi ka pësuar transformim, duke i dhënë sistemit të drejtësisë autonomi.

30 Tetor 2025, 14:54 Nga E.d
Zbatimi i hartave gjyqësore! Xhafaj ‘kritika’ në Kuvend
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Deputeti i Partisë socialiste, Fatmir Xhafaj ka deklaruar sot se drejtësia nuk mund të qeveriset nga politika. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Xhafaj u shpreh se projekti i reformës në drejtësi ka pësuar transformim, duke i dhënë sistemit të drejtësisë autonomi.

Nga foltorja e Kuvendit, ai tha se ka qenë kritik për mënyrën se si u zbatua harta gjyqësore, për mungesën e vizionit dhe strategjisë. Në fund, deputeti i mazhorancës tha se kohëzgjatja e shqyrtimit të dosjeve gjyqësore është ende e lartë.

“Ne po debatojmë për një çështje të së drejtës. Mirëqeverisja është procesi që e mban këtë sistem funksional, llogaridhënës, dhe transparent. Projekti i reformës në drejtësi ka pësuar transformim, duke i dhënë sistemit të drejtësisë autonomi. Ishte zgjidhje moderne. Drejtësia nuk mund të qeveriset nga politika.

Kjo është sfida që duhet të adresojnë këto dy institucione që raportojnë. Perceptimi i krijuar është se nuk ka dhënë impaktin e duhur në drejtësi. Kam qenë kritik për mënyrën se si u zbatua harta gjyqësore, për mungesën e vizionit dhe strategjisë. Pa u planifikuar më parë periudha transzitore dhe kjo hartë, periudha e transferimit të dosjeve, janë tregues të mangësive të këtij projekti. Kohëzgjatja e shqyrtimit të dosjeve gjyqësore, është ende i lartë. Kemi më shumë dy herë staf në këshilla se sa gjyqtarë dhe prokurorë”, tha Xhafaj./Dosja.al

kuvend fatmir xhafaj ps

Sondazh

Poll