Politike

"Anëtarët e KLP janë të përgatitur për presione", Bogdani nuk 'pajtohet' me Dumanin: Nuk do të ketë kolaps në SPAK pas përfundimit të mandateve

Gjatë raportimit të saj në Kuvend, Bogdani u shpreh se të gjithë prokurorët brenda SPAK apo jo, janë gati për të mbrojtur interesin publik pavarësisht strukturës ku shërbejnë.

30 Tetor 2025, 13:57 Nga E.d
"Anëtarët e KLP janë të përgatitur për
Mirela Bogdani

TIRANË- Mirela Bogdani, Kryetarja e KPL-së ka deklaruar sot se nuk do të ketë kolaps në SPAK, pas përfundimit të mandateve. Gjatë raportimit të saj në Kuvend, Bogdani u shpreh se të gjithë prokurorët brenda SPAK apo jo, janë gati për të mbrojtur interesin publik pavarësisht strukturës ku shërbejnë.

Në fund, Kryetarja e KLP-së tha se anëtarët e KLP janë të përgatitur për presione.

“Nuk mund të bëjmë vlerësim apo ndryshim legjislacioni. Jemi të detyruar të zbatojmë Kushtetutën. Lidhur me mundësinë nëse mund të kolapsohet puna e SPAK, të gjithë prokurorët brenda SPAK apo jo, janë gati për të mbrojtur interesin publik pavarësisht strukturës ku shërbejnë. Nuk mendoj e mund të shkojnë puna në kolaps”, tha Bogdani./Dosja.al

mirela bogdani klp spak

Sondazh

Poll