Politike

"Irena Gjoka, simbol i reformës së dështuar" Këlliçi: Me urdhër të kryeministrit u rrethua GJKKO

Duke folur nga Kuvendi, Këlliçi tha se ngjarja ndodhi me urdhër të një zyrtari të lartë të burgosur dhe kryeministrit.

30 Tetor 2025, 16:09 Nga E. D
"Irena Gjoka, simbol i reformës së dështuar"
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaroi se më datë 12 shkurt të këtij viti, në ambientet e Gjykatës Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u rrethuan në një akt të pashembullt. Duke folur nga Kuvendi, Këlliçi tha se ngjarja ndodhi me urdhër të një zyrtari të lartë të burgosur dhe kryeministrit. Ai shtoi se gjatë këtij incidenti, prokurorët e çështjes u kërcënuan nga punonjës të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kërkesat për ndihmë drejtuar Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit mbetën pa përgjigje.

"Ai sondazhi që ka dalë para dy ditësh për Tiranën, me sa duket i paska dhënë efektet që u bë temë diskutimi kandidati i shkëlqyer të cilin ka vendosur të mbështesë e gjithë opozita e bashkuar, Florian Binajn, që jam i bindur që deri ditën kur do të vendosni a do të ketë votime, a do të ketë zgjedhje apo jo në Tiranë, se e keni të lidhur në mënyrë të pashmangshme fatin e zgjedhjeve me ditën e nesërme në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Jam i bindur që dhe një pjesë e mirë e grupit të Partisë Socialiste do votojnë për Florian Binajn, për shkak të asaj që ju bë dhe zoti Braçe, kam përshtypjen ti duhet të jesh një nga ata votuesit e heshtur, se je edhe një njeri që të shqetësojnë problemet e Tiranës dhe të shoh që bën opozitë në Tiranë pas asaj, pas asaj, pas asaj tragjedie dhe katrahure në të cilën e la Tiranën banori më i fundit i burgut të Durrësit, i cili, meqë u përmend këtu shantazhi ndaj organeve të drejtësisë, i cili ndërkohë që qëndronte brenda në ambientet e GJKKO-së, me urdhër të tij dhe të kryeministrit, u rrethua si asnjëherë më parë në datë 12 shkurt të këtij viti ambientet e Gjykatës Speciale, u kërcënuan prokurorët nga punonjësit e Bashkisë Tiranë, i kërkoi ndihmë Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit dhe nuk morën asnjëherë përgjigje.

Dhe ju që flisni për intimidimin e organeve të drejtësisë, keni dhënë shembullin tuaj vetëm në datë 12 shkurt të këtij viti. Në një ngjarje të paprecedent, po e them dhe një herë, kërcënimi dhe shantazhi. Pastaj, sa për reformën në drejtësi, simboli juaj i reformës është Irena Gjoka Shpata Maneku, një delinkuente e dënuar në Greqi, e di i madh dhe i vogël këtë histori," Belind Këlliçi./Dosja.al

 

belind këlliçi

Sondazh

Poll