Politike

"Problemi që kemi pasur me Serbinë ka qenë Kosova"/ Rama: Kjo nuk na ndaloi që të lidhnim marrëveshje bashkëpunimi mes vendeve

Rama në fjalën e tij i ka dalë në mbrojtje Ballkanit të Hapur, duke theksuar se nuk mund të qëndronin me kokën pas dhe me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, por të vazhdonin para.

30 Tetor 2025, 14:59 Nga I.A
"Problemi që kemi pasur me Serbinë ka qenë Kosova"/
Edi Rama

PARIS- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Kosova është problemi që vendi ynë ka pasur me Serbinë për shumë vite. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, Rama theksoi se ky fakt mund të mos jetë i tillë për Serbinë apo për vende të tjera.

Rama në fjalën e tij i ka dalë në mbrojtje Ballkanit të Hapur, duke theksuar se nuk mund të qëndronin me kokën pas dhe me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, por të vazhdonin para.

Sa realist është integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor pa ardhur më parë, pajtimi rajonal.

Rama: Dëgjoni, ne jemi të patundur në bindjen tonë, që jo vetëm paqja është më mirë se gjithçka tjetër, por “që sa më i lumtur komshiu, aq më e lumtur shtëpia”, pra, “komshi i lumtur, shtëpi e lumtur”, diçka që ma ka mësuar gjyshja ime. Kështu që mos u kujdes vetëm për veten, por mendo edhe për fqinjin dhe nëse po, gëzon vetë, po feston vetë, atëherë sigurohu që fqinji të mos jetë duke vdekur urie, sepse pastaj i gjithë ky gëzim shkon për dreq. Ne kemi politika, bashkëpunimi, dialogu, bashkëpunimi me të gjithë në rajon. Ne me Serbinë, ndoshta nuk e dini, ose tjerët e dinë, 68 vjet pas vizitës së fundit, kemi shkuar. Dhe natyrisht, kemi një problem me Serbinë, një problem të madh që është Kosova, apo Kosovo, siç i thonë këtu. Kosova është një problem, sepse për ne është një shtet në të drejtën e vet, jo vetëm për ne, por për shumicën e vendeve të BE-së, për Serbinë e për ndonjë vend tjetër, nuk është dhe është një problem i madh, por ose do të vazhdonim të rrinim me kokën pas, e të ndiznim pakënaqësi, të ndiznim tensione, të ndiznim energji negative dhe të dëmtonim veten, ekonominë tonë, të ardhmen tonë, sepse jemi tregje shumë të vogla, kemi nevojë që të jemi të gjithë bashkë, ose alternativa tjetër ishte të thoje, dëgjoni, nuk biem dakord për këtë, por kjo nuk mund të na parandalojë dhe të punojmë së bashku për shumë gjëra që biem dakord. Biem dakord që njerëzit, qytetarët tanë duhet të kenë lirinë e lëvizjes, që mallrat tona duhet të kenë lirinë e lëvizjes, e kështu me radhë. Unë jam dakord me ju që bashkëpunimi rajonal nuk është alternativ, është e vetmja rrugë për ne që duam të bëhemi dhe anëtarë të Bashkimit Europian, e me katër liritë e Europës, lëvizja e mallrave, kapitalit, njerëzve, shërbimeve të jenë njësoj edhe në rajonin tonë, se s'mund të jemi europianë në Europë dhe ballkanas në Ballkan. Edhe pse gjatë vitit të fundit kam parë që Europa është ballkanizuar shumë, kështu që nuk jemi më vetëm. Nuk jemi më të vetmit që krijojnë probleme, shihni Francën, harroni Britaninë./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll