Politike

Deklarata e fortë e gazetarit: Rudina Hajdari po bën parti të re politike, nuk ka mbështetje në PD

15 Mars 2019, 07:38 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e gazetarit: Rudina Hajdari po bën parti të re

Tiranë- Mbrëmjen e djeshme në emisionin” Opinion” nuk kanë munguar edhe diskutimi për moslënien e mandatit të deputetes Rudina Hajdari. 

Robert Rakipllari është shprehur se deputetja po përgatitet për një lëvizje të re politike, për një parti të re. 

“Rudina Hajdari është shumë e qartë që dallon nga ata të tjerët, duket se po bën një lëvizje të re politike, jashtë PD-së kuptohet . Brenda PD-së ajo nuk ka mbështetje. Është në të drejtën e saj që ajo të bëjë një lëvizje të re opozitare , një parti të re meqë është edhe në parlament. “, u shpreh Robert Rakipllari. 

DEBATI: 

Mustafa Nano: Opozita është kjo që është. Janë ca njerëz që dhe po besojnë se po bëjnë një gjë te duhur. Pjesa më e madhe po ndjekin interesin e tyre që po përdoren dhe nga mazhoranca. Përfaqësojnë vetveten por jo opozitën.

Artan Hoxha: Delenxhi në Shqipëri gjen sa të duash. Ndonjë që fluturon… Por si mund të krijojnë ndonjë pol, cili prej tyre ka shpalosur ndonjë platformë? Si mund të krijohet nga hiçi, nga asnjë aktivitet publik. Ata janë të ligjshëm, por nuk bëjnë dot opozitën në parlament. Po të duan ta shpallin dhe Edi ramin monark të përjetshëm.

Armand Shkullaku: Rrugë tjetër nuk kishte opozita, i del mirë apo jo, kjo nuk është puna ime.

Robert Rakipllari: Rudina Hajdari është shumë e qartë që dallon nga ata të tjerët, duket se po bën një lëvizje të re politike, jashtë PD-së kuptohet. Brenda PD-së ajo nuk ka mbështetje. Është në të drejtën e saj që ajo të bëjë një lëvizje të re opozitare, një parti të re meqë është edhe në parlament.  Të tjerët janë askush dhe duan të marrin një rrogë, disa mund të jenë të blerë nga qeveria.

Alfred Peza: Ata deputetë janë të ligjshëm dhe vijnë nga listat zyrtare të opozitës. Janë vendosur me dorën e kryetarëve të partisë. Janë atje në vendin e tyre.

Video marrë nga Opinion: 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites mustafa nano parti te re politike robert rakipllari rudina hajdari djegia e mandateve te opozites mustafa nano parti te re politike robert rakipllari rudina hajdari

Sondazh

Poll