Art&Argëtim

WOW/ Çmendi botën në Sanremo, Georgina u vesh nga stilistja shqiptare… ‘duararta’ që po vesh yjet e botës (FOTO)

7 Shkurt 2020, 12:02 Nga DOSJA
WOW/ Çmendi botën në Sanremo, Georgina u vesh nga stilistja

ITALI– E dashura e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme në festivalin e Sanremos, ku u shfaq duke prezantuar krah italianit të famshëm Amadeus Sanremossi dhe prezantueses shqiptare, Alketa Vejsiu.

Por, përveç kërcimit të tangos që arriti të vjedhë vëmendjen e gjithë skenës, Georgina shkëlqeu edhe paraqitjen e saj, pasi u shfaq me dy fustanet e saj vezullues që ndërroi përgjatë gjithë mbrëmjes në Sanremo.

Por ndonëse kaq e njohur dhe e famshme në botë, e dashura e Ronaldos paska zgjedhur stilistë shqiptarë për t’i krijuar fustanet për në festivalin e Sanremos.

 

 

 

Gorgeous @georginagio?? wearing LS in SANREMO 2020 ❤️

A post shared by LS (@liastubllaofficial) on

Stilistja e njohur Lia Stublla, ka stiluar dy nga tre fustanet e mbrëmjes së djeshme me të cilat u shfaq Gerogina. Në profilin e saj  stilistja shqiptare ka publikuar fotot e Georginas, ku duket qartazi puna e shkëlqyer në ato fustane mahnitëse.

Ishte fustani i bardhë i gjatë dhe i dyti në ngjyrë gold po në të njëjtën gjatësi dhe me të çarën në njërën anë.

 

 

 

LS 2020?

A post shared by LS (@liastubllaofficial) on

Por përveç Georginës, stilistja shqiptare ka veshur edhe yje të tjerë nëpër botë si Kylie Jenner, ku kjo është tregar përmes fotove që ka publikuar me veshjen që ka stiluar për të. Siç duket puna e stilistes shqiptare është vlerësuar aq shumë, pasi nuk janë më vetëm VIP-at shqiptarët që ajo vesh, por edhe personazhet nëpër botë.

 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu kylie jenner lia stublla ronaldo sanremo stilistaja shqiptare vesh georginas alketa vejsiu kylie jenner lia stublla ronaldo sanremo stilistaja shqiptare vesh georginas

Sondazh

Poll