Politike

"Turizmi po përdoret si alibi për skemat korruptive"/ Zhupa në Këshillin e Stabilizim-Asociimit: Mega-aferat korruptive e largojnë Shqipërinë nga rruga e integrimit

Gjatë fjalës së saj në Këshillin e Stabilizim-Asociimit, Zhupa tha se investimet strategjike e kanë përfituar këtë status si pasojë e mungesës të theksuar të procedurave konukrenciale dhe transparences publike.

28 Tetor 2025, 19:06 Nga E.d

"Turizmi po përdoret si alibi për skemat korruptive"/ Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar sot se turizmi po përdoret si alibi për skemat korruptive. Gjatë fjalës së saj në Këshillin e Stabilizim-Asociimit, Zhupa tha se investimet strategjike e kanë përfituar këtë status si pasojë e mungesës të theksuar të procedurave konukrenciale dhe transparences publike.

Ajo tha se aeroporti i Vlorës është provuar me dokumente shtetërore si një procedurë fiktive, me kompani fiktive dhe me veprime të kryera hapur në mashtrim të ligjit. Sipas saj gjatë fushatës elektorale, investitorët strategjik kishin objektiv votat në zonat e tyre. Për këtë ajo tha se janë premtuar investime të reja stategjike në Lëkurs dhe në Ksamil.

Fjala e plotë e Ina Zhupës

Turizmi po përdoret si alibi për skemat korruptive e preferenciale të “investimeve strategjike”. Keta të fundit kanë përfituar këtë status jo rrallë herë në mungese të theksuar të procedurave konukrenciale dhe transparences publike, por mbi të gjitha persona të veshur me pushtet politik si në rastin e bashkeshortit të ish-Ministres së Jashtme Znj. Xhacka apo pastrimit të parave nga krimi i organizuar nëpërmjet inidividësh presta nome pa historik të kapitalit financiar të justifikueshem.

Gjatë fushatës elektorale investitorët strategjik kishin objektiv votat në zonat e tyre, në zonen time elektorale janë premtuar investime të reja stategjike në Lëkurs, në Ksamil. Mega-afera e koncesionit të Aeroportit të Vlorës është provuar me dokumente shtetërore si një procedurë fiktive, me kompani fiktive dhe me veprime të kryera hapur në mashtrim të ligjit. Projekti tashmë korruptiv edhe publikisht dhe në shkelje të MSA per mungese konkurencë në tenderim, i aeroportit të Vlorës, vazhdon të mbetet një rrezik për biodiversitetin e florës e faunën së lagunës së Nartës.

Nga ana tjetër prej muajsh, mediat raportojnë se kantieri është jashtë pune duke kujtuar se Aeroporti i Mynihut u tërhoq nga supervizimi për shkak dhe të presionit mbi shkeljet e konventave ndërkombëtare dhe rrezikut mjedisor. Dëmi që i është shkaktuar aktualisht dhe nëse projekti nuk përfundon, do të krijojë një ndotje afatgjatë mjaft të rëndë për mjedisin e zonës së mbrojtur. Projekte infrastrukturore ngelen projekte korruptive dhe që nuk janë ngritur në nivelin për ta kthyer Shqipërinë si destinacion turistik dhe janë më shumë dosje hetimore sesa investime të frytshme për vendin.

Ligji nr. 81/2017, i Zonave të Mbrojtura ishte hartuar në frymën e legjislacionit dhe parimeve Evropiane me asistencën e ekspertëve dhe deri në këtë moment nuk ishte paraqitur asnjë raport apo analizë studimore e cila dëshmonte vështirësitë e implementimit të ligjit apo probleme të mundshme në terren. Pra dukshëm, nuk kishte asnjë arsye apo shqetësim real për të propozuar ndryshime drastike në këtë kuadër ligjor. E aq më pak, nuk ishte aspak e nevojshme që këto ndryshime të bëheshin pa konsultime me ekspertë dhe institucionet përgjegjëse vendase apo të huaja.

Në lidhje me mjedisin kujtojmë se në vitin elektoral, janë përcaktuar të mbillen të paktën 1 miliard e 200 mijë rrënjë kanabis, sa kurrë ndonjëherë në histori…Dhe që të gjitha këtu, tashmë jo bimë klandestine, por bimë të mbjella me certifikatë shteti. Narkoqeveria ka shpërndarë në mënyrë të paligjshme leje për mbjelljen e mbi 29.000 hektarëve drogë, ndërkohë që ligji parashikon vetëm 200 hektarë në total. Ky veprim ishte një formë blerjeje masive të votave, në kundërshtim me ligjin dhe me konventat ndërkombëtare.

Në Shqipëri u harxhuan miliona euro dhe vazhdojnë harxhohen për futjen e metodës së incenerimit dhe tashmë morën kthesë pa pranuar dështimin dhe duke vazhduar të paguajmë kostot e korrupsionit. Në fakt asnjë incenetor nuk funksion as ai i Elbasanit, as u Fierit dhe ai i Tiranës as nuk ekziston dhe merr 80.000 euro çdo ditë nga taksat e qytetarëve. Një aferë 430 milion euro dhe problemi i mbetjeve është berë tashmë edhe problem i korrupsionit përveç se nuk është zgjidhur, ku shumë kanë shkuar në burg dhe të tjerë do të shkojnë. Bashkimi Europian nuk mbështet aferat korruptive që fshihen me pretendimin e zhvillimit të turizmit, mjedisit dhe me demek procesin e integrimit./Dosja.al

ina zhupa pd investime strategjike

Sondazh

Poll