Politike

Gati të takohet me Ramën për ndryshimin e Kushtetutës, që Parlamenti të bëhet me dy dhoma! Berisha: Nuk kam asnjë kompleks, mund ta takoj vetëm për të përcaktuar Senatin

Gjatë një konference për mediat, Kryedemokrati u shpreh se nuk ka anjë kompleks në lidhje me këtë gjë dhe se mund ta takoj vetëm për të përcaktuar Senatin.

28 Tetor 2025, 14:04 Nga E.d

Gati të takohet me Ramën për ndryshimin e Kushtetutës,

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se është gati të takohet me Kryeministrin Rama për të bërë ndryshimin e Kushtetutës, që Parlamenti të bëhet me dy dhoma. Gjatë një konference për mediat, Kryedemokrati u shpreh se nuk ka anjë kompleks në lidhje me këtë gjë dhe se mund ta takoj vetëm për të përcaktuar Senatin.

Berisha tha se beson se ky është një institucion i dobishëm dhe jo duke rënduar buxhetin e taksë paguesve, por duke zvogëluar numrin e deputetëve.

"Nuk ka asgjë për të prekur Kushtetutën. Por nëse është problemi për të përcaktuar Senatin e Republikës, po jam gati, nuk kemi asnjë kompleks aty, sepse besojmë se është një institucion i dobishëm dhe jo duke rënduar buxhetin e taksë paguesve, por duke zvogëluar numrin e deputetëve. Përsa i përket reformës territoriale nuk ka nevojë për Kushtetutë, ju siguroj që nuk ka." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama pd

Sondazh

Poll