Politike

"Perëndimin e ka mbytur inercia"/ Rama në Arabinë Saudite: Mungon imagjinata dhe dëshira për inovacion

Gjatë fjalës së tij në panelin e edicionit të 9-të të Future Investment Initiative, Rama u shpreh se Mbretëria Saudite është një model, i cili tregon se gjithçka është e mundur.

28 Tetor 2025, 15:16 Nga E.d
"Perëndimin e ka mbytur inercia"/ Rama në Arabinë
Edi Rama

Arabia Saudite - Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Arabia Saudite se në Perëndim, mungon imagjinata dhe dëshira për inovacion. Gjatë fjalës së tij në panelin e edicionit të 9-të të Future Investment Initiative, Rama u shpreh se Mbretëria Saudite është një model, i cili tregon se gjithçka është e mundur.

Kreu i qeverisë tha se ajo me të cilën ndeshet pjesa tjetër e botës është imagjinata, e cila sipas tij ushqehet nga inovacioni dhe nga nevoja për tu ngjitur sa më lart.

"Më duhet të ndaj bindjen time të patundur që ka vende të mrekullueshme që mund të jenë të varfëra, por nuk ka vende të shëmtuara të begatë dhe të pasura. Ka lidhje të drejtpërdrejtë të bukurisë dhe begatisë. Unë besoj nëse sot Mbretëria Saudite është një model, lidhet shumë me vizionin pjesë e të cilit është bukuria, transforimi që është fizik, është i prekshëm dhe të tregon që gjithçka është e mundur. Synimi për ta transformuar këtë shkretitë në Firence 2.0, është saktësisht vizioni. Ajo që po përjetojmë sot në perëndim, është inercia. Ajo me të cilën ndeshemi në pjesën e gjirit dhe një pjesë të tjera të botës, është imagjinata.

Imagjinata ushqehet nga inovacioni, nga nevoja për tu ngjitur më lart, për të bërë kapërcime. Imagjinata lidhet me bukurinë. Pas kthimit nga aeroporti mbrëmë, munda ta shihja ,që ka një energji ndryshe ë këtë vend. Ka një kuptim ndryshe të hapësirës dhe bashkëjetesës vetëm duke parë skulpturat e gjelbëra në anët e rrugëve. Njerëzit me akuzonin kur isha kryetar bashkie dhe lyva me bojë ndërtesat e qytetit, me thonin kjo është fasadë. Çfarë makthi do të ishte nëse njerëzit nuk do të kujdeseshin sesi do të dukeshin. I kemi marrë të mirëqena ato që kemi. Tashmë jemi tek inercia e mërzitshme. Ja përse këtu ka një ndjesi që jeta ime po ecën mirë, po jo vendi im. Në ato vende që janë parë për një kohë të gjatë qe gjërat kanë shkuar mirë, po përballen me mërzisë e inercisë”, tha Rama./Dosja.al

edi rama perëndim arabia saudite

Sondazh

Poll