Politike

Seanca në Kushtetuese/ Veliaj kërkon të jetë i pranishëm, Gjykata vë në dijeni Burgjet dhe SPAK

Me anë të një njoftimi, Gjykata Kushtetuese ka njoftuar Drejtorinë e Burgjeve dhe SPAK për orën dhe datën e seancës.

28 Tetor 2025, 13:59 Nga I.A
Seanca në Kushtetuese/ Veliaj kërkon të jetë i
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka kërkuar të jetë fizikisht i pranishëm në seancën e 31 tetorit që dop të mbahet në Gjykatën Kushtetuese. Me anë të një njoftimi, Gjykata Kushtetuese ka njoftuar Drejtorinë e Burgjeve dhe SPAK për orën dhe datën e seancës.

Gjykata ka njoftuar gjithashtu Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve më 13 tetor 2025, duke kërkuar marrjen e masave për shoqërimin e Veliajt në seancë.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Të nderuar kolegë përshendetje! Në përgjigje të interesit të shprehur nga ana e koleges së A2 Cnn si dhe në kuadër të transparencës dhe shpërndarjes së informacionit publik, më poshtë gjeni informacionin e dhënë nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese, bazuar në nenet 21, pika 1 dhe 38, pikat 1 dhe 2 të ligjit nr. 8577, të ndryshuar, me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj.Them, datë 09.10.2025, ka njoftuar kërkuesin Erion Veliaj për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike në 31.10.2025.

Gjithashtu, ju informojmë se Gjykata Kushtetuese me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj.Them, datë 13.10.2025, ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve duke e vënë në dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe marrjen e masave për shoqërimin e zotit Erion Veliaj në seancën plenare publike në rast se do të shprehej vullneti për marrjen pjesë personalisht në gjykim.

Në vijim, në datën 20.10.2025, pas shprehjes së vullnetit të kërkuesit, Gjykata ka njoftuar edhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me sa më sipër. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!

Çfarë ka ndodhur me zgjedhjet në Tiranë?

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Vendimi i Kushtetueses ka ardhur pasi, Erion Veliaj ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës si dhe dekretin e Begajt për zgjedhjet. 

Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. Ndërsa më 2 Tetor, avokatët e Veliajt depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme.

erion veliaj

Sondazh

Poll