Politike

 "Reforma në Drejtësi, dështim"/ Beleri: Në 11 maj paratë e shtetit u përdorën për të blerë vota

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, Beleri tha se nga  raporti u tregua se paratë e shtetit u përdorën për blerjen e votave.

28 Tetor 2025, 18:50 Nga E. D
 "Reforma në Drejtësi,
Fredi Beleri

TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri, duke folur për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe zgjedhjet e 11 majit, theksoi se realiteti është ajo që ka thënë ODIHR dhe parlamenti Europian për zgjedhjet në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, Beleri tha se nga  raporti u tregua se paratë e shtetit u përdorën për blerjen e votave. Po ashtu Beleri ka deklaruar se Reforma në Drejtësi është dështim dhe ka njollosur të gjitha aspektet e drejtësisë.

“Nuk kam shumë për të thënë, desha vetëm të thoja që jam i kënaqur që jam këtu dhe se dua të kontribuoj me gjithçka që mundem. Ëndrra që Shqipëria të bëhet anëtare e BE, kam jetuar gjysmën e jetës në Shqipëri dhe gjysmën në Greqi. E kuptoj dallimin mes tyre, e di se është e nevojshme që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian por shumë nga gjërat që janë thënë, nuk pasqyrojnë realitetin e vendit.

Realiteti është ajo që ka thënë ODIHR dhe parlamenti Europian për zgjedhjet në Shqipëri. U tregua se paratë e shtetit u përdorën për blerjen e votave. Një vend nuk mund të jetë i gatshëm të hyjë në BE, reforma duket se është në dështim. Qytetarët e Shqipërisë e ndjejnë që drejtësia nuk jepet në gjykata. Të gjitha këto duhen rregulluar”, u shpreh Fredi Beleri./Dosja.al

 

fredi beleri

Sondazh

Poll