Politike

"Të gjitha kërkesat e opozitës janë rrëzuar..."/ Tabaku: Integrimi europian kërkon reforma, jo propagandë

Gjatë fjalës së saj në takimin e parë të komisionit, Tabku tha se kjo tregon një regres institucional.

28 Tetor 2025, 19:04 Nga E.d

"Të gjitha kërkesat e opozitës janë

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokartike, Jorida Tabaku dhe nënkryetare e Komisionit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit ka deklaruar sot se të gjithë kërkesat e opozitës janë rrëzuar. Gjatë fjalës së saj në takimin e parë të komisionit, Tabku tha se kjo tregon një regres institucional.

Ajo tha se pak kohë më parë u njoftua nga Asambleja e PS riformatimi i kuvendit, pa u marrë një mendim nga opozita. Deputetja e opozitës tha se procesi i integrimit të vendit drejt BE-së po shoqërohet me mungesë transparence.

“Në letër i kemi hapur negociatat, por është proces që po shoqërohet me mungesë transparence, opozita, shoqëria civile jashtë dialogut. Vetëm pak kohë më parë u njoftua nga Asambleja e PS riformatimi i kuvendit, pa u marrë mendimi i opozitës. Vetëm dje kemi patur seancë normale. Të gjitha kërkesat e opozitës janë rrëzuar, më vjen keq ta them por ky është regres institucional. Një sërë investimesh kundër frymës së BE, nga aeroporti i Vlorës te Porti i Durrësit”, tha Tabaku./Dosja.al

jorida tabaku opozita reforma

Sondazh

Poll