28 Tetor 2025, 18:39
Nga E. D
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato e ka cilësuar rrugëtimin e Shqipërisë në BE si një moment vendimtar, një objektiv kombëtar të përbashkët që gëzon mbështetjen e të gjithë spektrik politik. Gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, Gonzato tha se për integrimin kërkohet kontributi konstruktiv i të gjitha forcave parlamentare dhe përmbushja e kritereve që ka përcaktuar BE është aq e rëndësishme, sa asnjë grup-kapitull nuk mund të mbyllet as përkohësisht.
Ai theksoi se institucionet e pavarura të drejtësisë duhet të përditësojnë procedurat e brendshme dhe të marrin masa që të kenë burime të nevojshme. Sipas tij, shqipëria duhet të marrë masa për zbatimin e qëndrueshëm të reformave, që ato të sjellin rezultate konkrete për qytetarët. Gonzato shtoi gjithashtu se qeveria duhet ta informojë parlamentin në kohën e duhur për masat që synon të ndërmarrë për anëtarësimin.
“Ky takim zhvillohet në një moment vendimtar të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Pas zgjedhjeve të majit, kemi një parlament të ri në Shqipëri, dhe një qeveri të re që i ka vendosur një axhendë mjaft ambicioze drejt anëtarësimit të BE. Kjo është ambicie e të dyjave palëve, pra anëtarësimi i BE-së mbetet një objektiv kombëtar i përbashkët dhe gëzon mbështetjen e të gjithë spektrit politik.
Për integrimin kërkohet kontributi konstruktiv i të gjitha forcave parlamentare. Përmbushja e kritereve që ka përcaktuar BE është aq e rëndësishme, sa asnjë grup-kapitull nuk mund të mbyllet as përkohësisht. Kjo është provë kyçe e Shqipërisë. Duhet ruajtur llogaridhënia dhe integriteti i sistemit gjyqësore.
Institucionet e pavarura të drejtësisë duhet të përditësojnë procedurat e brendshme dhe të marrin masa që të kenë burime të nevojshme. Në fushën e parandalimit të korrupsionit, masat përfshijnë verifikimin e deklaratave të pasurisë. Kodi Penal duhet të ndryshohet, përfshirë dhe kriminalizimin e shpifjes. Duhet një sistem paralajmërimi për zbulimin e drogave të reja dhe një udhërrëfyes të qartë për përafrimin e Shqipërisë me politikat e BE.
Nëse Shqipëria synon të përmbushë objektivin për vitin 2027, duhet që së pari të dorëzojë rezultatet mbi piketat e përkohshme brenda këtij viti, dhe në 2026 të përqendrojë të gjitha përpjekjet në reformat e tjera për të gjitha grup-kapitujt. Shqipëria duhet të marrë masa për zbatimin e qëndrueshëm të reformave, që ato të sjellin rezultate konkrete për qytetarët. Ndaj duhen investime në institucione të forta.
Për të gjitha këto, Kuvendi ka rol thelbësor. Qeveria duhet ta informojë parlamentin në kohën e duhur për masat që synon të ndërmarrë për anëtarësimin. Ndërkohë, parlamenti duhet të ketë të gjitha mundësitë reale për t’i analizuar këto masa. Demokracia nuk ka të bëjë vetëm me numra, por mbi të gjitha me përfshirje.
Procesi i anëtarësimit nuk mund dhe nuk duhet të shihet thjesht si një negociatë mes qeverisë aktuale dhe Komisionit Evropian, por është një qasje gjithëpërfshirje, ku luajnë rol gjitha forcat politike. Kuvendi është hapësira e duhur ku të gjitha forcat politike debatojnë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE përmes mjeteve demokratike, dhe kjo hapësirë duhet të garantohet dhe respektohet“, deklaroi Gonzato./Dosja.al
silvio gonzato
Politike
28 Tetor 2025, 18:14
E.d
Andreas Schieder
TIRANË- Andreas Schieder, Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë ka deklaruar se Shqi...
Politike
28 Tetor 2025, 15:40
E.d
Edi Rama
Arabia Saudite - Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar sot nga Arabia Saudite se Bashkimi Evropian ka mbetur tek armatimi. Gjatë f...
Politike
28 Tetor 2025, 15:16
E.d
Edi Rama
Arabia Saudite - Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Arabia Saudite se në Perëndim, mungon imagjinata dhe dëshira p&eu...
Politike
28 Tetor 2025, 14:45
M.L
Ilir Meta
TIRANA- Ish-Presidenti Ilir Meta, pas shtyerjes së seancës paraprake nga GJKKO, ka reaguar sot me 'përbuzje' ndaj provave të ...
Politike
28 Tetor 2025, 14:04
E.d
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se është gati të takohet me Kryeministrin Rama për t&eu...
Politike
28 Tetor 2025, 13:59
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka kërkuar të jetë fizikisht i pranishëm në seancën e 31 tetorit që...
Politike
28 Tetor 2025, 13:42
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se Kreu i SPAK, Altin Dumani ka marrë pesë milion&...
Politike
28 Tetor 2025, 13:35
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se Kreun e SPAK, Altin Dumanin nuk e heton askush. Kjo pasi sipas tij, ...
Politike
28 Tetor 2025, 13:30
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Kreun e SPAK, Altin Dumani se sipas tij ai është kthyer...
Politike
28 Tetor 2025, 13:23
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se kreu i SPAK, Altin Dumani është armik i pluralizmit në Shq...